Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

5 mënyra si të qetësoni veten pas një dite stresuese në punë!

12/03/2023
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
5 mënyra si të qetësoni veten pas një dite stresuese në punë!

Keni kaluar një ditë stresuese në punë?  Po ju sjellim disa metoda si mund ta qetësoni veten.





Qesh

A e dini se e qeshura tonifikon muskujt, çliron energjitë negative, oksigjenon muskujt dhe indet, neutralizon stresin, ankthin dhe rrit fuqinë e përgjithshme fizike? Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, në vitet ’50 personat qeshnin mesatarisht 45 deri në 60 minuta, ndërsa sot të qeshurat kanë rënë në një mesatare prej 15 minutash në ditë. Film cilësor, teatër, lojëra me fëmijët dhe jo vetëm: të qeshurat zbulojnë kapacitetin tonë për të vazhduar për të “luajtur” me jetën, ta marrim veten dhe botën me më shumë lehtësi, të gjejmë shijen e gjërave vërtet të rëndësishme.


Si të menaxhoni stresin?!

Shpesh tentojmë të “vrapojmë” aq shpejt saqë në fund të ditës është e vështirë të jesh i/e qetë, ndërsa tensionet grumbullohen me rrezikun se mund të “mbytesh” brenda mureve të shtëpisë. Ndaj “përmbyseni” këtë mekanizëm. Shtëpia duhet të jetë streha e shpëtimit tuaj. Para së gjithash “kontaktoni” me ndjesitë më intime: hiqni orën e murit prej dhomës ku do të qëndroni, sepse boll keni “vrapuar” gjatë gjithë ditës. Hiqini rrobat e punës dhe vishni një komplet të rehatshëm për të qëndruar në qetësi gjatë kohës e cila do të jetë e gjitha për ju.

Banjë relaksuese

Mendoni se qirinjtë dhe tajmanët janë të dobishëm vetëm në takimet e dashurisë? Nëse po, atëherë gaboni, sepse ata janë të përshtatshëm në çdo moment, sidomos kur mendimi ynë i vetëm është relaksi. Fikni dritat, ambienti do të jetë menjëherë më qetësues. Futuni në dush ose në vaskën e banjës, ku aty mund të shtoni ndonjë lugë kripë, vaj esencial trëndafilash, kanellë, kamomil etj.

Kuzhina pa stres, përgatisni një recetë të thjeshtë

Ankthi dhe nxitimi i momentit të vaktit e zëvendësojnë kënaqësinë e të ulurit në tryezë, vetëm ose të shoqëruar, me një pjatë mjaftueshëm të ushqyeshme. Do të ishte mirë për ju që në mbrëmje të përgatisni receta të thjeshta dhe të shpejta. Ky është një zakon shumë i mirë për të kursyer kohë dhe për të ndikuar pozitivisht në procesin e fjetjes. E rëndësishme është që të gatuani pa stres, duke e shijuar plotësisht këtë moment dhe pse jo duke përfshirë edhe njerëzit që ju rrethojnë.

Të shkruani ditar

Vazhdoni të rimendoni se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë ditës? Ndonjëherë mendja përqendrohet te disa situata pak a shumë problematike. Për të “shpëtuar” nga to dhe për të gjetur lehtësinë, është e nevojshme që këto mendime t’i shihni qartazi. Sigurisht një bisedë me një person të dashur është shumë e dobishme për të parë me më shumë qartësi ngjarjet që ju nervozojnë; përveç kësaj, gjeni pak kohë që të përshëndeteni me personat që i keni larg e që i doni shumë. Megjithatë është e rëndësishme që të tjerët të mos i shihni si “valvul” shfrimi. Ndërkaq, sipas psikologëve, e rëndësishme është që të mbani një ditar, ku në të mund të “flisni” dhe për veten, të shprehni gjithçka ndieni dhe ato që nuk ndieni.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Java nis me mundësi të reja për Dashin, diskutime të thella për Demin, informacione intriguese për…

Java nis me mundësi të reja për Dashin, diskutime të thella për Demin, informacione intriguese për…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera