Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

5 motive pse njerëzit po martohen gjithmonë e më vonë

20/10/2015
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Vitet e fundit janë bërë shumë studime për të gjetur arsyet pse njerëzit po martohen gjithmonë e më vonë, shkruan Syri.net. Shumë prej çifteve të përfshira në studim pranojnë se nuk kanë gjetur personin e duhur, disa kanë vendosur që ta kalojnë jetën vetëm, një pjesë bashkëjetojnë dhe nuk shohin ndryshim nga martesa, ndërsa të tjerët…





Sepse janë fokusuar në karrierë

Një pjesë e mirë e të rinjve nuk duan të martohen pa pasur para në xhep, kështu që vitet e para pas studimeve janë të përkushtuar te karriera dhe puna e tyre. Duan të bëjnë sa më shumë para, në mënyrë që kur të gjejnë personin e duhur, të ndihen edhe më të sigurt. Por kjo mani nuk mbaron kurrë, përkundrazi, sa vjen e bëhet më e fortë. Të rinjtë bëhen gjithmonë e më shumë egoistë, derisa e gjejnë veten tek të 40-at. Dhe atëherë kuptojnë se jeta nuk mund të jetë kurrë e plotësuar nëse nuk jeton me dashuri.


Shumë çifte bashkëjetojnë

Të jetuarit së bashku është bërë një praktikë e zakonshme e çifteve para se të lidhin kurorë. Shumica e të rinjve e përdorin këtë mënyrë të jetuari për të provuar nëse janë të gatshëm për të nisur një jetë të re, por edhe mësojnë të mirat e martesës, bashkë me përgjegjësitë: shlyerjen e faturave, ndarjen e qirasë, ndarjen e punëve – pra angazhimin. Kjo shpjegon edhe shkakun pse po rritet mosha e martesës, veçanërisht vitet e fundit.

Të rinjtë jetojnë vetëm për periudha më të gjata

Një pjesë e mirë e të rinjve kanë fituar një pavarësi deri diku të shfrenuar me të jetuarin vetëm për një kohë shumë të gjatë. Duke zgjedhur të mos martohen, femrat në përgjithësi i krijojnë vetes kushte për t’u ngritur në karrierë, për t’u specializuar e trajnuar, por pa i ndarë me askënd këto përgjegjësi. Këto zgjedhje i bëjnë shpesh këta njerëz të jetojnë vetëm për periudha të gjata kohe, “derisa të kompletohen profesionalisht”. Por jetesa vetëm është edhe shkak i teknologjisë së avancuar, e cila i bën gjërat më të thjeshta. Çdo gjë është e reduktuar në kohë dhe më komode. Pastaj, të jetuarit vetëm është edhe më tërheqëse apo jo?

Martesa ka shumë teka

Sot nuk është më e çuditshme për të pasur fëmijë jashtë martese, madje edhe individë pa një partner mund të kenë sa fëmijë të duan. Por edhe çiftet që bashkëjetojnë mund të kenë fëmijë, ende pa lidhur kurorë. Po ashtu, edhe aborti është një fenomen mjaft i lirë vitet e fundit, ndaj ka shumë më pak mundësi që një shtatzëni e papritur të çojë domosdoshmërish në një martesë të shpejtë.

Familje më të vogla

Familjet e shoqërisë moderne po zvogëlohen gjithmonë e më shumë, më pak fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse të mos nxitoni të martoheni herët për të pasur një familje të madhe. Kur të presin maksimumi dy fëmijë, nuk ke pse nxiton të fillosh sa më shpejt. Një familje ideale, ajo me dy fëmijë është maksimumi i sotëm, kështu që le të vijnë edhe më vonë.

Tags: Martese
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post

Monica Bellucci:"Bëni sa më shumë seks për një jetë të shëndetshme"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera