Zgjidhni stilin që ju përshtatet dhe shkëlqeni këtë 2025!
1. Trashëgimi moderne:
Bizhuteritë e personalizuara dhe me domethënie janë në modë. Aksesorët që përcjellin kujtime dhe lidhje personale janë trendi kryesor.
2. Maksimalizëm
Minimalizmin dhe bizhuteritë delikate do ia lëmë 2024-ës. 2025-a favorizon mbivendosjen dhe kombinimin e bizhuterive të theksuara që bërtasin fort duke i dhënë prioritet look-ut të guximshëm dhe kreativ.
3. Kthimi i argjendit:
Argjendi po përjeton një rikthim të madh, duke u kombinuar me metale të tjera për një pamje më unike dhe moderne. Gold-i nuk do të zhduket por kombinimet mes dy metaleve do t’i shihni kudo!
4. Argëtohuni me unazat:
Viti 2025 sjell trendin e unazave në çdo gisht. Nëse mendon se ke veshur mjaftueshëm unaza, shtoni edhe një! Hiqni dorë nga gurët dhe zgjidhni unazat prej metaleve të çmuara për një frymë më industriale!
5. Bling retro i viteve ‘90
Moda është ciklike, dhe trendet e viteve ‘90 rikthehen fuqishëm në 2025. Bizhuteritë me emra të personalizuar apo unazat me iniciale të zbukuruara me gurë janë në qendër të stilit retro.