Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë. Pikërisht për këtë arsye shumë vajza e lënë rutinën e bukurisë pas dore dhe nuk kujdesen sa duhen. Megjithatë ekzistojnë disa truke, të cilat mund të shpëtojnë çdo vajzë dhe që do ju ndihmojnë të dukeni bukur përditë.
- Ndryshoni këllëfët e jastëkut 2-3 herë në javë. Duke bërë këtë do të shmangni krijimin e akneve në lëkurë dhe papastërtitë.
- Mbani telefonin të pastër. Celulari është një nga objektet që mund të dëmtojë më shumë lëkurën tonë, ndaj duhet t’i kushtoni shumë rëndësi pastrimit të tij.
- Pastroni poret e lëkurës. Pastroni ‘make up-in’ para se të flini. Por nëse jeni dembele, mund ta pastroni fytyrën me letra të lagura ose me vaj kokosi.
- Përdorni shampo të thatë. Për të mos shpenzuar shumë kohë duhet të përdorni shampo të thatë, sepse u jep volum flokëve dhe eliminojnë yndyrën.
- Pini sa më shumë ujë. Kjo do t’ju ndihmojë në detoksifikimin e lëkurës dhe i jep asaj shkëlqim natyral. /revistawho.com