Kıvanç Tatlıtuğ është një nga aktorët turk më të dashur të publikut shqiptar. Pas rolit të tij në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”, aktori ka vendosur të marrë 5 vjet shkëputje nga aktrimi. Në një intervistë para pak kohësh bukuroshi 34-vjeçar ka zbuluar edhe arsyen e mungesës kaq të gjatë.
“Kam pasur oferta për filma. Ka pasur projekte të cilët nuk i kam pranuar, nuk e mohoj se ka pasur oferta të mira. Kur vjen çështja tek punët unë gjithmonë dëgjoj zërin e brendshëm. Kam vendosur se do të punoj vetëm për rolet të cilat më pëlqejnë.” -ka treguar aktori. /revistawho.com