Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, në spitalet COVID kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me Covid-19. Viktimat janë një 43-vjeçar nga Gjirokastra, një 58-vjeçar nga Peqini, një 66-vjeçar nga Pogradeci, një 48-vjeçar nga Fieri, një 68-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Berati, një 53-vjeçare dhe një 78-vjeçare nga Korça, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 78-vjeçare, dhe një 85-vjeçar nga Tirana.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 507 raste pozitive me virusin Covid-19, nga 2,384 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.







