Një burrë Australian i është drejtuar gjykatës me pretendimin se ai është djali sekret i Princit Charles dhe Camilla-s. Simon Dorante-Day ka lindur në Britani në Prill të vitit 1966 përpara se të adoptohej nga një familje në Portsmouth, që ka lidhje me Mbretëreshën. 55-vjeçari pretendon se është sjellë në jetë kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18 vjeç. Ai ka kaluar dekada në përpjekje për të provuar prejardhjen e tij dhe ka krahasuar djalin e tij, Liam me një foto të Mbretëreshës kur ishte në të njëzetat.

Duke folur për “Sunrise”, Dorante-Day u shpreh se “provat flasin vetë” dhe se ai sheh çdo ditë ngjashmëri të fëmijëve të tij me familjen mbretërore. 55-vjeçari shprehet se gjyshja e tij, e cila ka punuar për Mbretëreshën, i ka treguar se ai ëshë djali i Charles dhe Camilla-s. Ai tregon se ka zbuluar që përpara lindjes së tij, Camilla u zhduk nga Mbretëria e Bashkuar për 9 muaj dhe shkoi në Australi.

Familja mbretërore nuk ka reaguar ende për deklaratat e 55-vjeçarit.








