Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

6 hapa të thjeshtë që do iu çojnë një hap më pranë lumturisë

20/03/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
6 hapa të thjeshtë që do iu çojnë një hap më pranë lumturisë

20 marsi shënon ditën ndërkombëtare të lumturisë, një datë e caktuar nga Kombet e Bashkuara në Asamblenë Gjenerale të saj. Kjo ditë është krijuar për t’iu kujtuar njerëzve sa e rëndësishme është lumturia, e po ashtu kombeve që duhet të nxisin këtë ndjenjë tek të gjithë.





Ka disa këshilla të vogla që do ju ndihmojnë ta tërhiqni lumturinë drejt vetes dhe kur duket e vështirë.

Shkenca e lumturisë na mëson që lumturia është një emocion, por edhe një aftësi që zhvillohet e trajnohet çdo ditë. Ka 6 zakone që duhet t’i përfshini në jetën tuaj për të kontribuar në mirëqenien e vetes dhe për të tejkaluar situatat stresuese të çdo dite.


Mirësi

Sipas studimeve të ‘Harvard Medical School’ nëse çdo ditë do të bëni gjeste të vogla mirësie ndaj të tjerëve, trupi do ulë ndjeshëm inflamacionin dhe do forcojë sistemin imunitar, duke kontribuar në jetë të shëndetshme dhe jetëgjatësi. Provo të bësh 5 akte mirësie ndaj personave të caktuar brenda 1 jave.

Mirënjohje

Studimi i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë ka treguar se kultivimi i sjelljes së mirënjohjes na ndihmon në përmirësimin e  energjisë dhe humorit dhe ul nivelet e kolesterolit, apo të hormoneve të stresit. Mund të mbani një ditar dhe çdo ditë të shkruani gjërat për të cilat ndiheni mirënjohës.

Buzëqeshja

Të vendosësh që të ‘veshësh’ buzëqeshjen më të bukur që ke është një investim i sigurt, sepse ndikon edhe tek të tjerët. Madje ka studime që thonë se e qeshura është ngjitëse dhe përmirëson raportet. Duke aktivizuar muskujt e fytyrës ne gjithashtu çlirojmë hormone te të ndjerit mirë: Dopaminë dhe serotonin.

Fjalë pozitive

Japonezi Masaru Emoto ka realizuar disa eksperimente me anë të të cilave ka treguar se uji ka memorien e tij dhe kristalet ndryshojnë formë në bazë të mesazhit të dashurisë apo mirënjohjes që marrin. Meqë ne njerëzit kemi 70% ujë në trupin tonë, mund të ruajmë mirëqenien tonë duke i kushtuar vëmendje fjalëve pozitive që zgjedhim ndaj vetes dhe të tjerëve.

Pusho

Kur nxehemi ose ndihemi të tejmbushur me emocione negative, ne reagojmë sipas impulseve dhe shkojmë drejt pasojave negative. Në këto situata duhet të pushojmë e t’i japim pak kohë vetes që hormoni i stresit , cortisoli të largohet dhe trupi të reagojë në mënyrë më të balancuar. Bëni një shëtitje në natyrë, lexoni një libër, meditoni. Vetëm pak minuta mund të ndryshojnë shumë.

Gjej pozitiven në çdo gjë

Kur ankohemi neuronet në trurin tonë fiken dhe aftësia jonë krijuese që na ndihmon të zgjidhim lehtësist problemet do bjerë ndjeshëm. Studimet kanë treguar se ju duhen të paktën tre mendime pozitive për ta balancuar me një mendim negativ. Kur e kupton që ke mendime toksike, provo të ndalosh, studioi në kokën tënde dhe gjej anën pozitive.

Studimi më i madh për lumturinë që është bërë ndonjëherë ka zbuluar se niveli i lumturisë tek njerëzit është 50% i trashëguar, 10% ndikohet nga jeta dhe 40% nga mendja jonë. Ndaj shmangni mendimet negative dhe fokusojeni vëmendjen tuaj në mendime pozitive dhe marrëdhënie të tilla./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Parada e ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth anullohet për të dytin vit radhazi

Parada e ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth anullohet për të dytin vit radhazi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera