Në 24 orë, janë regjistruar 574 raste të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamzë, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Përrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.








