Sharon Stone nuk di të plaket dhe këtë e tregon foto e saj e fundit. Aktorja është shfaqur në super formë teksa pozonte për stilisten Paris Libby, aq sa edhe vetë është habitur kur ka parë foton. Stone ka pozuar e veshur me një bodysuit të zi, një këmishë dhe taka të verdha, e ulur në krahun e një divani. Aktorja duket shumë tërheqëse teksa vë në pah këmbët e gjata elegante dhe një dorë mbi kokë, e buzëqeshur dhe plot stil me flokët e saj të shkurtra.
“Mikesha ime dhe stilistja brilante Paris Libby më dërgoi këtë foto sot. Nuk jam vetëm e surprizuar, por edhe mirënjohëse që po pozoj në moshën 62 vjeçare. Faleminderit të gjithëve që më punësuan këtë vit”-shkruan Stone krah fotos ku mori komplimenta të shumta nga fansat.
“Nuk ka mundësi ti 62 vjeç”, “Ti je legjendë”, “Ende je mbretëresh dhe dukesh kaq seksi”-ishin disa nga komentet.