Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij 13/06/2025
10 destinacionet perfekte për të vizituar këtë korrik! 13/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton! 13/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë! 13/06/2025
4 tipare që të bëjnë tërheqëse pa thënë asnjë fjalë! 13/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

7 raste të reja, numri i të shëruarve dyfish më i lartë se i të infektuarëve

30/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
7 raste të reja, numri i të shëruarve dyfish më i lartë se i të infektuarëve

Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i të infektuarve, njofton Ministria e Shëndetësisë. Janë konfirmuar 7 raste pozitive, nga të cilat 3 në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër duke çuar në total numrin e të prekurve në 773 raste.

“Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër. Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. 

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″, njofton Ministria. 









ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij
Breaking News

Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij

13/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!
Breaking News

“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!

13/06/2025
Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!
Breaking News

Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!

13/06/2025
Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje
Breaking News

Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje

12/06/2025
“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!
Breaking News

“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!

12/06/2025
”Nuk ishte eksperienca më e mirë në jetë”, Bardhi kujton BBV dhe atë që fitoi prej tij!
Breaking News

”Nuk ishte eksperienca më e mirë në jetë”, Bardhi kujton BBV dhe atë që fitoi prej tij!

12/06/2025
Next Post
Me këtë kolazh këngësh të 10 viteve më parë, Aurela Gaçe i bën të gjithë të ngrihen dhe të kërcejnë

Me këtë kolazh këngësh të 10 viteve më parë, Aurela Gaçe i bën të gjithë të ngrihen dhe të kërcejnë







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera