Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente
Mungesa e dëshirës është një shenjë e depresionit. Nëse fëmija juaj ka humbur interesin për ushqime, lojëra apo hobi që pëlqente, kushtoji vëmendje. Thuajini që e keni vënë re që është i demoralizuar dhe kërkojini t’ju flasë për këtë. “Pak trishtim është e zakontë”, thotë ai, “por kur ti fillon të kesh ndjesinë e mungesës së shpresës, mungesë të gëzimit dhe shkëndijave të jetës, kjo është diçka për t’u shqetësuar. Është diçka që duhet t’ju nxisë të kërkoni më thellë te fëmija juaj.… Mund të mos jetë arsyeja bullizmi, mund të jenë shumë të tjera. Nuk ka mënyrë për të zbuluar arsyen pa e pyetur.”
I fiksuari pas Instagramit, mbyll llogarinë
Një ndryshim dramatik në mënyrën si fëmija përdor teknologjinë ose mediat sociale mund të jetë një shenjë që ai po pëson bullizëm online, thotë Justin Patchin, bashkëdrejtues i Cyberbullying Research Center. Për shembull, nëse një adoleshent i cili zakonisht shpenzon një ose dy orë në Snapchat pas shkollës, fillon të injorojë telefonin, ose ta përdorë shumë më tepër sesa zakonisht, “diçka po ndodh në atë mjedis”, thotë Patchin. Gjithashtu shiko nëse ai ndihet i inatosur, i frustruar ose nervoz gjatë ose pasi kalon kohë me pajijset.
Nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku
Stresi i bullizmit mund t’i bëjë fëmijët të mos ndihen mirë fizikisht dhe dhembjet e kokës dhe stomakut, janë ankesat e zakonshme, thotë Jan Urbanski, drejtore e programit Safe and Humane Schools në Clemson University. “Kontrolloni nëse ndodh gjithmonë në orën e matematikës, ose në kurs” , thotë ajo. “Kontrolloni nëse ndodh në atë mjedis të veçantë”. Simptomat janë shpesh të vërteta, por fëmijët që keqtrajtohen nga bashkëmoshatarët, mund të ndodhë të shtiren si të sëmurë për të shmangur sutata ku ata mund të “bullizëmizohen”.
Grindet dhe nuk flet me miqtë
Ndryshime të mëdha te njerëzit me të cilët fëmijët shoqërohen mund të sinjalizojnë shpesh një problem. “Do ketë disa ndryshime në shoqëri gjatë adoleshencës” , thotë Patchin. “Kjo është normale, por bisedo me fëmijët për të kuptuar nëse ka qenë thjesht një ftohje, ka pasur një konflikt tipik të kësaj moshe, apo ka diçka më serioze”.
Ai nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje
Nëse fëmija heq dorë nga aktivitetet jashtëshkollore, shkon vonë në shkollë, lë orë ose dëshiron t’i lërë, ai mund të jetë një viktimë bullizmi. “Është thjesht shmangie e situatës që mund të ndodhë”, thotë Urbanski.
Nuk i pëlqen vetja
Bullizmi mund të ulë vetëvlerësimin dhe ky mund të vijë gjithashtu ngaqë fëmija është sulmuar fillimisht, thotë Urbanski. “Kur një fëmijë shenjestrohet si viktimë e bullizmit…ai fillon të brendësojë dhe të mendojë që ‘ndoshta po bëj diçka gabim ose ka diçka të gabuar te unë’” , thotë ajo.
Fillojnë të ushtrojnë bullizëm
Mund të duket si jologjike, por disa viktima përfundojnë duke u sjellë keq me fëmijë të tjerë, sipas Urbanskit. “Si një përgjigje për bullizmin që pësojnë, ata mund të zgjedhin të bëhen bullistë për një tjetër”, thotë ajo. Nëse kuptoni që fëmija juaj po persekuton një shok klase ose mik, ai duhet të marrë përgjegjësitë, por gjithashtu pyete nëse edhe ai sulmohet apo është sulmuar në të shkuarën. Ato probleme të hershme shpesh mund të anashkalohen./revistawho.com