Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

7 shenjat për të kuptuar se dikush po ju gënjen

28/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
7 shenjat për të kuptuar se dikush po ju gënjen

Jeta është më e lehtë kur të gjithë janë të ndershëm për qëllimet dhe ndjenjat e tyre, por njerëzit nuk janë gjithmonë të tillë. Njerëzit gënjejnë për gjithfarësoj arsyesh, ndonjëherë sepse mendojnë se është në interes të atij që po i dëgjon. Në fakt këtë vendim nuk duhet ta marrin ata dhe ju duhet t’u kushtoni gjithmonë vëmendje detajeve dhe ta merrni me rezervë informacionin. Shumica e gënjeshtarëve as po përpiqen t’ju gënjejnë, ata thjeshtë po përpiqen të bindin veten për një realitet të imagjinuar. Arsyet nuk janë aq të rëndësishme, por të jeni në gjendje të dalloni kur dikush ju gënjen, kjo është më e rëndësishmja.





Janë gjithmonë nervozë

Ata kanë frikë se dikush do ua nxjerrë gënjeshtrën. Kjo frikë u shkakton një gjendje ankthi të vazhdueshëm. Ata mund të jenë nervozë edhe sepse gjithmonë kanë frikë nga mendimi i imagjinuar i të tjerëve. Ata gënjejnë për të mposhtur këtë frikë, duke u përpjekur që të tjerët të ndryshojnë opinionin për ta.


Historitë e tyre “nuk dalin”

Rrëfimet e një gënjeshtari janë shumë jo të qëndrueshme. Ata fokusohen në aspekte të caktuara të historisë së tyre, kështu që neglizhojnë edhe parimet bazë të arsyes së shëndoshë.

E ndryshojnë shpesh historinë

Teksa kanë krijuar një seri të rremë ngjarjesh për një qëllim specifik, ndërkohë që nevojat e tyre ndryshojnë, atyre u duhet të përshtasin edhe versionin e historisë. Bëni pyetje dhe kushtojini vëmendje detajeve dhe serisë së ngjarjeve, për të zbuluar vlefshmërinë e tyre.

Ata “tjerrin” e “tjerrin”

Ata janë natyrisht nervozë dhe përpiqen që të shpërqëndrojnë njerëzit, që këta të mos shohin në detaje gënjeshtrat e tyre. Gjithashtu, heshtja që zakonisht ndodh, mbushet plot me gjykime të rreptë për të tjerët.

Ndryshojnë temë me shpejtësi

Sapo një gënjeshtar ka krijuar një histori të rremë për një temë të caktuar, ai do të përpiqet që të ndryshojë fokusin, për të shmangur që të pikaset. Ata e ndryshojnë shpesh temën, për të patur vetë avantazhin. Ata shmangin tema që nuk i njohin mirë dhe përpiqen të mbajnë bashkëbisedimin nën kontroll.

Janë të shpejtë që të hidhen në ofensivë

Ata gjithmonë ndihen fajtorë, oe të paktën janë të vetëdijshëm se sa shumë po gënjejnë. Si pasojë, kanë gjithmonë të ngritur “gardhin mbrojtës”, me qëllim që të jenë gati kur njerëzit t’i zbulojnë.

Nuk të shohin në sy

Eshtë më e vështirë të gënjesh dikë, teksa e sheh në sy ndërsa flet. Sytë që largohen janë zakonisht shenjë pandershmërie. Duhet të shihni edhe për sjellje nervoze, sidomos kur biseda të shpie në tema të caktuara./bota.al

Tags: genjeushenjat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Foto/Kjo është ora që vlen 112 mijë dollarë, ja përse

Foto/Kjo është ora që vlen 112 mijë dollarë, ja përse








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera