Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

8 arsye pse ke ftohtë edhe kur nuk është dimër

29/01/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
8 arsye pse ke ftohtë edhe kur nuk është dimër

Është normale që njerëzit të kenë ftohtë në dimër, por nëse nuk mund të ngroheni edhe kur keni veshur disa shtresa rrobash ose kur jeni në një dhomë të ngrohtë, arsyeja mund të fshihet në trupin tuaj dhe më tej ju listojmë 8 prej tyre…





Pesha e pamjaftueshme

Nëse nuk ka harmoni mes gjatësisë dhe peshës, shpesh mund të shfaqet një ndjenjë e të ftohtit, sepse trupit i mungojnë yndyrat që ngrohin trupin ose metabolizmi ngadalësohet për shkak të marrjes së pakët të ushqimit. Simptomat shoqëruese janë: marramendje, lodhje, ndjenjë dobësie, cikli i parregullt te gratë.


Dehidratim

Nëse keni provuar gjithçka për t’u ngrohur, por rezultatet mungojnë, atëherë mund të jetë marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Njerëzit që nuk pinë mjaftueshëm nga këto lëngje mund të jenë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta.

Pagjumësia

Gjumi i pamjaftueshëm ose gjumi i dobët mund të krijojë vështirësi në funksionimin e trurit dhe më tej metabolizëm të dëmtuar.

Mungesa e vitaminës B12

Nëse keni mungesë të kësaj vitamine, mund të keni anemi, jo vetëm një ndjenjë të ftohtësisë. Shpesh ka ndjesi shpimi gjilpërash në krahë, këmbë, gjuhë të ënjtur, probleme të ekuilibrit dhe memorie të dobët.

Mungesa e hekurit

Ky është një tjetër shkak i mundshëm, sepse hekuri mbështet punën e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrjedhjen e oksigjenit nëpër trup. Përveç kësaj, mund të ketë një problem me gjëndrën tiroide. Treguesit e anemisë janë gjithashtu: çehre e zbehtë, thonjtë e brishtë, përqendrimi i dobët, fryma e cekët.

Qarkullim i dobët

Nëse duart ose këmbët tuaja janë të ftohta, por jo në pjesë të tjera të trupit, mund të jetë koha për të kërkuar ndihmë profesionale ose të lini duhanin.

Mungesa e masës muskulore

Nëse jeni konsultuar me një mjek dhe rezultatet kanë treguar se nuk keni asnjë problem shëndetësor, mund të jetë mirë të mendoni në këtë drejtim. Nëse muskujt tuaj janë të dobët, ju jeni gjithashtu të prirur ndaj ftohjes dhe metabolizmi juaj është më i ngadalshëm.

Hipotireoza

Në këtë rast, gjëndra tiroide nuk sekreton mjaftueshëm hormone, kështu që metabolizmi ngadalësohet dhe trupi nuk nxehet siç duhet. Nëse keni vënë re se flokët po ju bien, se lëkura juaj është e thatë, se po shtoni peshë për një arsye të pashpjegueshme, se periodat tuaja janë më të gjata dhe më të dhimbshme, është koha të vizitoni një mjek./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Jaman çmendet dhe lëndon Seherin, të hënën në “Amaneti”

Jaman çmendet dhe lëndon Seherin, të hënën në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera