Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 8 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në vendin tonë në 24 orët e fundit. Viktimat janë një 65-vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2044 testime dhe kanë rezultuar 410 qytetarë me koronavirus. Tirana vazhdon të jetë qyteti më problematik, ku vetëm sot janë regjistruar 265 raste të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.







