Kylie Jenner ka konfirmuar për herë të parë emrin e të birit, të cilin e ka ruajtur me fanatizëm për 9 muaj. Gjatë episodit final të serialit ‘The Kardashians” në “Hulu”, bukuroshja tha se emri i vogëlushit vazhdon të jetë ende Wolf, ndonëse më herët lajmëroi se ia kishin ndryshuar.
“Ky vit ka qenë shumë transformues për mua. Ka kaq shumë gjëra të mahnitshme për të cilat jam shumë e emocionuar. Të rri me fëmijët e mi dhe të zhytem vërtet në punën time. Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur ta ndryshoj. Ndoshta do t’jua them në sezonin e tretë”, tha Kylie.