Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt! 23/12/2025
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin! 23/12/2025
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Princ Leka rrëfen tmerrin: Si na terrorizonte 25-vjeçarja, Elias i thoshte…

21/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Princ Leka rrëfen tmerrin: Si na terrorizonte 25-vjeçarja, Elias i thoshte…

Princ Leka ka treguar me detaje gjithë peripecitë që ai dhe gruaja e tij, Elia kanë hequr në kurriz nga Fitore Bekteshi, vajza tashmë e dënuar me 6 muaj burg, pasi i përndiqte dhe kërcënonte vazhdimisht.





Në dëshminë e tij zbardhur sot nga “Panorama”, Princ Leka tregon momentin e parë kur e ka parë vajzën, që më pas iu bë makth për një viti dhe desh i bëri skandal edhe ditën e dasmës. Ai tregon se ajo kanoste Elian, u rrinte ngjitur kur ecnin në rrugë, e prekte me brryl, u hynte vjedhurazi në oborrin e shtëpisë dhe thërriste me zë të lartë “të dua”, që ta dëgjonin të gjithë.

DËSHMIA E PRINC LEKËS


“Prej më shumë se një viti, shtetasja Bekteshi na përndjek të dyve. Emrin e saj e kam mësuar nga policia vetëm pas arrestimit të saj. Me veprime konkrete fillimisht ka qëndruar vetëm para rezidencës sonë të banimit, e ulur te lokali ‘Millenium’, afër gardhit rrethues të rezidencës. Pastaj ka lëvizur shpeshherë te pjesa prapa Galerisë së Arteve. Rrinte qeshte dhe tentonte të tërhiqte vëmendjen time. Fjalë nuk më ka hedhur në atë kohë. Komunikimi i saj me mua filloi gjatë dimrit të kaluar, kur filloi të më ndiqte edhe kur isha me makinë dhe ajo vinte nga pas me biçikletë. Një herë te një supermarket, ndërkohë që unë isha brenda, ajo bënte sikur bënte pazarin me mua. Pastaj më shikonte në rrugë më buzëqeshte. Të vetmin komunikim me të e kam pasur një herë dhe shoqëruesi im i ka thënë të largohej, kjo ka ndodhur te rezidenca jonë dhe në ato momente, ajo ka filluar të bërtasë duke thënë se ishte qytetare e lirë dhe ka të drejtë të ecë në rrugë dhe të mos cenohet në lirinë e saj. Bile ajo u thoshte rojeve se më donte dhe bërtiste me të madhe që ta dëgjonin njerëzit. … Përmend dhe rastin që ka ndodhur te restorant ‘TAIWAN’, ku unë menjëherë kam lajmëruar punonjësit aty që të kenë kujdes. Ajo atë ditë u shpreh shumë e nervozuar, sidomos nisur nga fakti që isha i shoqëruar nga Elia. Ajo edhe kur ecim rrugës unë dhe Elia, i afrohet Elias dhe i ecën paralel dhe me trupin e saj prek krahun e Elias. I them të largohet, por ajo vazhdon me të sajën. Kur jemi kthyer nga një aktivitet dhe kemi ngrënë darkë në kat të dytë te ‘TAIWAN’, ajo është ulur po aty, nuk ka porositur asgjë, është larguar nga restoranti. Ka qenë dimër shumë ftohtë dhe jam informuar nga rojet se ka fjetur atë natë në natyrë përjashta prapa Galerisë së Arteve. Është futur disa herë brenda kompleksit tonë rezidencial që është i rrethuar dhe ruhet me roje dhe kamera, dyshoj se është futur nga ana e godinës që ne e kemi dhënë me qira, i është afruar edhe gardhit sa herë që dalim në oborr jemi në vëzhgimin e saj. … Një herë isha në lulishten e oborrit të shtëpisë bashkë me vëllanë e Elias dhe e pashë këtë shtetase duke lëvizur brenda rrethimit të gardhit tonë te pjesa që ne e kishim dhënë me qira. Po atë ditë ishte pushim dhe dera normalisht duhej të ishte mbyllur. Ka qenë ditë e diel, jam afruar te gardhi dhe e pashë i thashë se çfarë po bën, por ajo nuk m’u përgjigj. I thashë të ikte se do thërrisja policinë. Ajo përsëri rrinte aty më shikonte, buzëqeshte dhe nuk lëvizte. Unë njoftova rojen dhe ajo ka ikur nga ana e shtëpisë së Libohovëve. Pasi është arrestuar dhe vendosur nën masën e sigurisë, ajo nuk është dukur më dhe nuk na ka shqetësuar deri ditën e dasmës sonë, kur ka ardhur në ceremoni dhe i ka thënë Elias në distancë se ‘mund ta kesh fustanin e bukur, por kjo nuk të bën njeri të bukur’. Ishte në një gjendje histerike atë ditë dhe shumë e acaruar, me fytyrë të nxirë e veshur me të zeza si për në varreza. U largua prej aty vetëm me ndërhyrjen e njerëzve të sigurisë për të mos bërë skandal në sy të të ftuarve dhe medias”.

Tags: elia zahariagruaperndjekjePrinc Lekatmerr
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
Kate Middleton, zbulohet sekreti i lëkurës së saj me shkëlqim

Kate Middleton, zbulohet sekreti i lëkurës së saj me shkëlqim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera