Të gjithë e njohim “Sadnën”, aktoren Sara Khan që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve në serialin “Bidaai”. Edhe me mbarimin e serialit, ajo vazhdon të fitojë vëmendje me lajmet e shumta që shkruhen për të në mediat indiane. Këtë herë “Sadna” ka rënë pre e thashethemeve se ajo është shtatzënë. Kjo për shkak të një fotoje ku ajo duket me barkun e fryrë. Por e vërteta është ndryshe. Aktorja ka sqaruar se ajo ka vendosur një mbushje për t’u dukur shtatzënë në filmin që po xhiron. Gjithashtu shtoi se nuk është në një lidhje aktualisht./revistawho.com