Sot mamaja e artisteve Aurela dhe Blerta Gaçe ka ditëlindjen dhe vajzat e saj kanë vendosur ta urojnë edhe virtualisht zonjën që i rriti e i bëri të jenë këto që janë sot. “Tek ty pashë femrën e fortë e të butë njëkohësisht, femrën që nuk lodhet kurrë duke dhënë, tigresha që mbron fëmijët, gjyshja e Grace që u bëhet urë gjithë nazeve të saj, nëna që la fëmijët e saj të lirë të ëndërronin e të luftonin, nëna që u bë e fortë me gjithë largimin si emigrant të fëmijëve që 14 vjeç, e prapë gjete forcë të buzëqeshje e të jepje dashuri në familje e me të gjithë ata që të rrethonin… Je heroina ime, e Blertës dhe e Tinit… Kush më mirë se ti do të na mësonte çfare dimë? Edhe 100 vite mami jonë”, – shkruan në profilet e saj sociale vajza e madhe e familjes Gaçe, e cila këtë urim e ka shoqëruar me një foto të publikuar më parë nga Blerta, e cila gjithashtu e uron të ëmën për ditëlindjen duke e quajtur heroinën e jetës së saj.