Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

26/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

Drama familjare e Eglës, mësueses nga Kuçova që një javë më parë tronditi me historinë e saj publikun e emisionit “E diela shqiptare”, vijoi edhe këtë të diel në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty”.





Por kësaj radhe ishte vjehrra e saj ajo që e ftoi Eglën për t’i bërë një kërkesë. Duke treguar versionin e saj të historisë, Natasha, ish-vjehrra e Eglës u shpreh se ka qenë vetë Egla ajo që e ka lënë fëmijën 17 ditësh në Sarandë dhe është kthyer tek familja e saj në Kuçovë. Kjo sepse nuk donte të humbte punën si mësuese dhe sepse nuk jetonte dot larg të ëmës dhe të atit, pasi siç shprehet ajo, Egla nuk është e aftë për asnjë punë në shtëpi. “Ajo do vetëm punën, nuk do as burrin as fëmiëjn. Që kur ka lindur djali ajo nuk i ka dhënë një pikë qumësht. Vetë nëna e saj më ka thënë që të mos ia kem besën për fëmijën, gatimin dhe hekurin, sepse ajo nuk di!”, – u shpreh Natasha në studion e emisionit, ndërkohë që Egla e dëgjonte nga zyra e moderatorit Ardit Gjebrea.

Gjatë rrëfimit të saj Natasha u kundërshtua disa herë nga publiku pasi u shpreh për nipin si të ishte djali i saj dhe jo i Eglës. Situata u tensionua edhe më tepër pasi të dy gratë u përballën në studion e “Ka një mesazh për ty”.


“Unë të jap çelësin e shtëpisë, të gjej edhe punën. Hajde në Sarandë”, – u shpreh Natasha, ndërsa ish-nusja e djalit të saj, Egla, u shpreh se kjo është e pamundur, pasi për të dhe ish-bashkëshortin nuk ka më kthim për shkak të marrëdhënies që ai ka me të ëmën. E përlotur Egla tregoi se herën e fundit që e kishte vizituar djalin në kopësht, ai i kishte thënë se gjyshja e kishte mësuar që e ëma ishte gogoli.

“Kam shkuar në shtëpi në Sarandë me polici dhe me përmbarues për të marrë djalin dhe ajo nuk më lejoi ta merrja. E kishte fshehur dhe e kam regjistruar teksa thotë që kam për ta marrë kur të jem e vdekur tim bir”, – rrëfeu Egla duke shtuar se ish-vjehrra e saj gjithashtu ka shkuar në polici përpara se ajo të shkonte në Sarandë ku kishte thënë se nëse i merrnin nipin, djali i saj Armando do të vriste veten dhe të birin. “Kjo është arsyeja përse është pezulluar vendimi”, – shpjegoi nëna e Argentinit 4- vjeçar. E pyetur nga Gjebrea përse ajo nuk ia jep të birin Eglës, Natasha u shpreh: “Nuk ia jap fëmijën Eglës sepse siç më ka thënë nëna e saj, unë nuk ia kam besën asaj as për fëmijën, as për gatimin, as për hekurin”. Kjo deklaratë e saj shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga publiku në studio që i kërkoi asaj të rikthejë djalin pranë së ëmës. Ndonëse më shumë se dy orë në studio, të dyja palët nuk arritën në asnjë marrëveshje duke ia lënë çështjen gjykatës që të vendosë për fatin e Argentinit. / anabel.al

http://www.dailymotion.com/video/x5g9vm8_20170326-134107_news

http://www.dailymotion.com/video/x5g9vio_20170326-135117_news

http://www.dailymotion.com/video/x5ga01t_20170326-143250_news

Tags: e diela shqiptareKa nje mesazh per ty
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
Next Post
SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

Sherri tek Gjebrea, reagon aktorja shqiptare: Kjo vjehrrë do rrahur 5 herë në ditë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera