Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën 24/06/2022
Keq puna! Pique ndalon Shakirën të marrë këtë vendim për fëmijët 24/06/2022
Eni Koçit vetëm tani ia pamë barkun e rrumbullakosur 24/06/2022
Beatrix Ramosaj u bë nuse dhe duket si një Borëbardhë e kohëve moderne 24/06/2022
Jaman humb ndjenjat në ditën e lindjes, nesër në “Amaneti” 24/06/2022
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result

SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

26/03/2017
në Breaking News, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

Drama familjare e Eglës, mësueses nga Kuçova që një javë më parë tronditi me historinë e saj publikun e emisionit “E diela shqiptare”, vijoi edhe këtë të diel në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

Por kësaj radhe ishte vjehrra e saj ajo që e ftoi Eglën për t’i bërë një kërkesë. Duke treguar versionin e saj të historisë, Natasha, ish-vjehrra e Eglës u shpreh se ka qenë vetë Egla ajo që e ka lënë fëmijën 17 ditësh në Sarandë dhe është kthyer tek familja e saj në Kuçovë. Kjo sepse nuk donte të humbte punën si mësuese dhe sepse nuk jetonte dot larg të ëmës dhe të atit, pasi siç shprehet ajo, Egla nuk është e aftë për asnjë punë në shtëpi. “Ajo do vetëm punën, nuk do as burrin as fëmiëjn. Që kur ka lindur djali ajo nuk i ka dhënë një pikë qumësht. Vetë nëna e saj më ka thënë që të mos ia kem besën për fëmijën, gatimin dhe hekurin, sepse ajo nuk di!”, – u shpreh Natasha në studion e emisionit, ndërkohë që Egla e dëgjonte nga zyra e moderatorit Ardit Gjebrea.

Gjatë rrëfimit të saj Natasha u kundërshtua disa herë nga publiku pasi u shpreh për nipin si të ishte djali i saj dhe jo i Eglës. Situata u tensionua edhe më tepër pasi të dy gratë u përballën në studion e “Ka një mesazh për ty”.

“Unë të jap çelësin e shtëpisë, të gjej edhe punën. Hajde në Sarandë”, – u shpreh Natasha, ndërsa ish-nusja e djalit të saj, Egla, u shpreh se kjo është e pamundur, pasi për të dhe ish-bashkëshortin nuk ka më kthim për shkak të marrëdhënies që ai ka me të ëmën. E përlotur Egla tregoi se herën e fundit që e kishte vizituar djalin në kopësht, ai i kishte thënë se gjyshja e kishte mësuar që e ëma ishte gogoli.

“Kam shkuar në shtëpi në Sarandë me polici dhe me përmbarues për të marrë djalin dhe ajo nuk më lejoi ta merrja. E kishte fshehur dhe e kam regjistruar teksa thotë që kam për ta marrë kur të jem e vdekur tim bir”, – rrëfeu Egla duke shtuar se ish-vjehrra e saj gjithashtu ka shkuar në polici përpara se ajo të shkonte në Sarandë ku kishte thënë se nëse i merrnin nipin, djali i saj Armando do të vriste veten dhe të birin. “Kjo është arsyeja përse është pezulluar vendimi”, – shpjegoi nëna e Argentinit 4- vjeçar. E pyetur nga Gjebrea përse ajo nuk ia jep të birin Eglës, Natasha u shpreh: “Nuk ia jap fëmijën Eglës sepse siç më ka thënë nëna e saj, unë nuk ia kam besën asaj as për fëmijën, as për gatimin, as për hekurin”. Kjo deklaratë e saj shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga publiku në studio që i kërkoi asaj të rikthejë djalin pranë së ëmës. Ndonëse më shumë se dy orë në studio, të dyja palët nuk arritën në asnjë marrëveshje duke ia lënë çështjen gjykatës që të vendosë për fatin e Argentinit. / anabel.al

http://www.dailymotion.com/video/x5g9vm8_20170326-134107_news

http://www.dailymotion.com/video/x5g9vio_20170326-135117_news

http://www.dailymotion.com/video/x5ga01t_20170326-143250_news

Etiketa: e diela shqiptareKa nje mesazh per ty
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën
Breaking News

U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën

24/06/2022
Keq puna! Pique ndalon Shakirën të marrë këtë vendim për fëmijët
Breaking News

Keq puna! Pique ndalon Shakirën të marrë këtë vendim për fëmijët

24/06/2022
Eni Koçit vetëm tani ia pamë barkun e rrumbullakosur
Breaking News

Eni Koçit vetëm tani ia pamë barkun e rrumbullakosur

24/06/2022
Mundësi të barabarta për të gjithë personat që nuk dëgjojnë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin dhe punësimin
Breaking News

Mundësi të barabarta për të gjithë personat që nuk dëgjojnë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin dhe punësimin

24/06/2022
Bora nuk flet për ribashkimin e saj me Donaldin, por Olsa po!
Breaking News

Bora nuk flet për ribashkimin e saj me Donaldin, por Olsa po!

24/06/2022
Pas ndarjes nga Afrona, Blero bëri atë që bëjnë shumë këngëtarë!
Breaking News

Pas ndarjes nga Afrona, Blero bëri atë që bëjnë shumë këngëtarë!

24/06/2022
Para
SHERRI ‘LIVE’ NË STUDIO / Revoltohet publiku, vjehrra nuk ia jep fëmijën nuses: Të vendosë gjykata

Sherri tek Gjebrea, reagon aktorja shqiptare: Kjo vjehrrë do rrahur 5 herë në ditë

TË FUNDIT

U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën

U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën

24/06/2022
Keq puna! Pique ndalon Shakirën të marrë këtë vendim për fëmijët

Keq puna! Pique ndalon Shakirën të marrë këtë vendim për fëmijët

24/06/2022
Eni Koçit vetëm tani ia pamë barkun e rrumbullakosur

Eni Koçit vetëm tani ia pamë barkun e rrumbullakosur

24/06/2022
Beatrix Ramosaj u bë nuse dhe duket si një Borëbardhë e kohëve moderne

Beatrix Ramosaj u bë nuse dhe duket si një Borëbardhë e kohëve moderne

24/06/2022
Jaman humb ndjenjat në ditën e lindjes, nesër në “Amaneti”

Jaman humb ndjenjat në ditën e lindjes, nesër në “Amaneti”

24/06/2022

MË TË LEXUARAT

  • Sot 1 Qershori dhe bebat e showbizit na i ëmbëlsuan ditën

    Sot 1 Qershori dhe bebat e showbizit na i ëmbëlsuan ditën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Alina bën 1 vjeç dhe mami Almeda e ndau me ne gëzimin në shtëpinë e tyre

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • S’ka qetësi për Borën dhe Donaldin, i nxjerrin një tjetër video që vërteton se janë bashkë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • David Beckham tregon gjërat që nuk duron dot tek Victoria: E para, nuk është e pastër…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Pse s’na ke thënë”, Bieta tregon si e pritën të afërmit lajmin e shtatzënisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera