Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dashuria për televizionin, moderatoret e larguara nga ekrani rikthejnë kujtimet

29/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Dashuria për televizionin, moderatoret e larguara nga ekrani rikthejnë kujtimet

Ka diçka që i bashkon Jona Kuken, Esmeralda Mulën, Fatjona Hysin, Estela Ujkën, Eriona Shehun dhe Jeta Toçilën. Ato për shumë vite kanë qenë imazhet që i shikoje në televizor çdo ditë, por prej disa kohësh janë larguar nga ekrani e sot janë bashkuar sërish në emisionin “Pasdite në Top Channel”.





Ato treguan përse hoqën dorë nga televizioni, në ç’moment erdhi ky vendim dhe çfarë bëjnë aktualisht.
 
Esmeralda Mulaj ka 6 vite që është shkëputur nga ekrani, por pas lindjes së vajzës së parë ajo vendosi të ndryshonte. “Zgjodha prapë lajmin, por në një këndvështrim tjetër të lajmit, që të kisha pak më shumë kohë për rritjen e vajzës”, tha Esmeralda në studion e “Pasdite në Top Channel”. “Është një përkushtim shumë i madh, është një angazhim shumë i madh të merresh dhe ta ndash kohën me fëmijën tënd. Televizioni nuk më linte shumë kohë sepse përveçse gazetares së terrenit, jepja edhe edicionet e lajmeve”, shton ajo.

Një shkëputje, sipas saj, ishte e nevojshme, megjithëse ekrani mbetet një dashuri e madhe. “Kur mërzitem ndonjëherë me punën time aktuale, them po ç’desha unë me ju, por mbase edhe mund të kthehem sepse emocioni që më falte “live” ishte shumë potent”, tregon Mulaj.

“Të vjen shumë mirë kur njerëzit të njohin, shumë njerëz më thonë që duhet të kthehesh direkt në ekran”, thotë Esmeralda. Ajo tani është një mami me kohë të plotë, dita e saj është me të njëjtën ngarkesë, fëmijët në shkollë, punët e shtëpisë, kurset e tyre, aktivitetet e argëtimit etj. Ndërkohë që ruan kujtime shumë të bukura nga koha e punës në televizion. “Kur një ditë të bukur shikoj që qëndroj afër Tefta Radit dhe gjithë spikereve të tjera, ndjehesh mirë”, thotë Esmeralda.
 
Jona Kuke, pas 20 vitesh eksperiencë televizive, tani ka 5 vite që është mami me kohë të plotë. “Vij nga një karrierë e përmbushur dhe kur u bëra nënë, thashë që dua t’i përkushtohem fëmijëve të mi”, tha Jona në “Pasdite në Top Channel”. Ndërkohë, duket se çdo moment i saj është i mbushur me emocione. “Ndjeva shumë emocione edhe për ftesën sot dhe kam ndjerë emocione nga transmetimi i parë deri te i fundit”, tregon Kuke. Ajo e provoi edhe pas lindjes së djalit të vijonte punë në televizion, por pas ardhjes së vajzës tha se nuk ia dilte dot.

Ndërkohë, duket se televizioni i saj sot ka vetëm një stacion që e lidh me fëmijët. “Unë shoh shumë “Bang Bang” tani, megjithëse ndonjëherë edicionet kryesore i ndjek për të qenë e informuar”, thotë Jona.
 
Eriona Shehu, një ndër folëset e lajmeve më të vjetra, u largua nga Top Channel disa vite më parë për t’iu përkushtuar profesionit të saj, mjekësisë. Në bisedë me Jonida Shehun, ajo tregoi se në punën e saj e pyesin njerëzit kur do të kthehesh në televizion. “Mbaj mend një rast, një zotëri më pyeti, “po ti, kur do të kthehesh në TV për të dhënë lajmet?” Po të pyes sepse babai im nuk dëgjon mirë, por vetëm ty të kuptonte kur jepje lajmet”, tregoi me humor ish-folësja e lajmeve në Top Channel. Tashmë ajo është mjeke me kohë të plotë, megjithëse televizioni për të vazhdon të jetë një dashuri e madhe.
 
Jeta Toçila ka qenë një spikere lajmesh në Koha TV, Shijak TV dhe Vizion Plus.
“U tërhoqa nga televizioni sepse doja të isha në profesionin tim si psikologe, por mua nuk më mungon televizioni sepse edhe si profesioniste dal në televizion”, thotë Jeta.

“Nuk është se e lashë televizionin prej fëmijëve, por prej profesionit, punoj si koordinatore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është një pozicion që është hapur për herë të parë në Shqipëri, ndaj kam shumë sfida përpara”, tregoi Toçila në “Pasdite në Top Channel”.
 
Fatjona Hysi, është ajo që të gjithë e mbajnë mend si “Pipiçorapegjata”. Sot, ajo ka një jetë krejt tjetër, larg televizionit dhe e përkushtuar te familja e saj. “Unë kam nisur të dal në televizor që në moshën 6-vjeçare. Jam rritur në televizion dhe e kam dashur shumë gjithmonë”, tha Fatjona në “Pasdite në Top Channel”.

Fatjona e braktisi televizionin në vitin 2000 për t’iu përkushtuar karrierës dhe familjes, megjithëse thotë se ndonjë ofertë mund ta rikthente sërish. “Unë kam dy vajza. Aktualisht jam edhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale. Nëse do të kisha një ofertë, pse jo mund ta konsideroja për tu rikthyer sërish në ekran”, rrëfen Fatjona.
 
Estela Ujka kujtohet me shumë nostalgji nga emisioni “Netë Vere”, spektakël që shoqëronte dikur të shtunat. Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur nisi prezantimin në televizion. “Në atë periudhë ndiqja studimet pranë Fakultetit të Ekonomisë. Si pa kuptuar, kaluan plot 5 vite në ekran”, thotë Estela, e cila u bë një ndër vajzat më të dashura për publikun.

Më vonë, vendosi të shkëputet dhe nuk u rikthye më. Sot ajo punon në bankë dhe  është një zonjë që influencon shumë femra për stilin që ka. Blogu i Estelës “Sharminstyle” përditësohet me veshje dhe shkrime gati çdo ditë. Përveç punës dhe blogut, ajo kalon shumë kohë pranë familjes që, siç thotë, është pasuria e saj.

/ Top Channel


Tags: emisionemoderatore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
Next Post
FOTO/ Këngëtarja e njohur kapet mat me të dashurin e ri, shëtitje romantike në New York

FOTO/ Këngëtarja e njohur kapet mat me të dashurin e ri, shëtitje romantike në New York








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera