Kleodiana ka rrëfyer për herë të parë se punon si kërcimtare në një lokal nate. Gjendja e vështirë ekonomike e ka detyruar atë të lërë studimet dhe të punojë. Babai nuk e ka mbështetur asnjëherë deklaroi Kleodiana dhe punën si kërcimtare e ka nisur për të ndihmuar familjen. Pas deklaratës së saj, ka reaguar babai i cili me anë të një video mesazhi i thotë Klodianës se e mbështet. “Vazhdo lojën dhe jetën tënde sepse të kam mbajtur si zogu në kafaz”, -u shpreh babai i Kleodianës duke bërë që Kleodiana të fshijë lotët dhe të buzëqeshë./revistawho.com









