Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Manjola Nallbani flet për marrëdhënien me vajzat dhe një histori kur ka dashur “të vrasë” për to

02/04/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Manjola Nallbani flet për marrëdhënien me vajzat dhe një histori kur ka dashur “të vrasë” për to

E ftuar këtë mbrëmje në “Xing me Ermalin”, këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka folur edhe për dy vajzat e saj të rritura tashmë, me të cilat ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm si nënë, por edhe si shoqe. E pyetur për këtë nga Ermali, Manjola tregon se tashmë ato janë rritur dhe dinë t’i vlërësojnë sakrificat e prindërve. Po ashtu, dinë edhe se me sa mund i fitojnë ata të ardhurat, ndaj janë të kujdesshme edhe për shpenzimet. A harxhojnë shumë para, ishte pyetja e Ermalit për të bijat, së cilës Manjola i përgjigjet: “Jo, nuk harxhojnë. Megi është shumë e ekuilibriar. Kam përshtypjen se, nëse fëmija kupton si i fitojnë paratë mami dhe babi, atëherë di t’i vlerësojë paratë”, – tha Manjola.





Ndërsa për kontrollin mbi to, Manjola tha se, si shenjë Luani, “unë vras” dhe pas kësaj, tregoi një histori nga një udhëtim me të bijat në Vjenë: “Isha bashkë me vajzat duke shëtitur në urën kryesore. Një mbrëmje e ftohtë, errësirë. Unë isha duke bërë foto. Duke ecur, ndaluam një moment dhe dëgjova një fjalë “zeksi”, “seksi” nga një burrë, diçka që nuk e kuptova mirë, por këtë “seksi” dëgjova unë dhe…. Iu ktheva dhe në shqip i thashë “të shqyej, të shqyej, more vesh?” Ai mbeti i hutuar, i huaj i shkreti, u largua…. Megi (vajza e madhe), më tha pas kësaj: “O ma, po ç’pate?” “Po se ç’tha një “seksi” dhe ngriti dorën lart. Me sa duket, tregonte ndonjë hotel lart.” Unë kështu mendova, por ai në fakt, kishte thënë: “Në kat të shtatë bëhen foto shumë të bukura”, – tha Megi.


Eh, shqiptarët, kudo që të jenë, vështirë të dalin nga natyra e tyre. Qofshin edhe artistë të njohur.

 
 Marre nga Class
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
BB9/ Danjeli nuk duron dot më: Të gjithë legenë!

BB9/ Danjeli nuk duron dot më: Të gjithë legenë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera