Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një yll i ri ka lindur, Igli Zarka – Nga Albatros Rexhaj

03/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Një yll i ri ka lindur, Igli Zarka – Nga Albatros Rexhaj

Aktori i ri, Igli Zarka ka tërhequr vëmendjen me rolin e tij në “Equus” ku u shfaq nudo në një shfaqje për herë të parë. Shfaqjen e Iglit e ka pëlqyer edhe Albatros Rexhaj i cili i ka kushtuar një shkrim aktorit duke e quajtur atë një yll të lindur. Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë.





“A star has been born!
Dhe ky është aktori i ri Igli Zarka, që debutoi fuqishëm me rolin e Piterit në shfaqjen “Equus”. Fatkeqësisht, për javë të tëra, theksi publik ra te dy episodet e shkurtra kur Piter, tërësisht lakuriq, zotëron skenën. Ky diskurs tregon se vazhdojmë të jemi një shoqëri arkaike dhe se komuniteti i medias ka shumë pak ndjesi për atë çka vërtet është teatri. “Equus” nuk është pornografi dhe rrjedhimisht zhveshja e Iglit nuk përbën lajm, por është thjesht një detaj narrativ përgjatë zhvillimit të konfliktit dhe intrigës dramatike. Ndërkaq, dhe kjo duhet thënë qartë, guximi i Iglit për të aktruar nudo nuk e amniston atë nga disa elemente të tjera, shumë të rëndësishme.
Qëndroj fuqishëm prapa fjalisë së parë: Igli Zarka tashmë është yll. Megjithatë, me dashamirësinë më të madhe, si profesionistë të fushës dhe artdashës, duhet pyetur nëse, pos lojës të bukur me aktin e zhveshjes, Igli ia arriti të na tregonte diçka tjetër të veçantë? Sa ishte i suksesshëm në përçimin të dramës emocionale dhe psikologjike që çdo sekondë zhvillohet brenda Piterit apo, hiç skenat e zhveshjes, Igli ishte pothuajse i njëtrajtshëm? Sa ishte në koherencë artistike me pjesën tjetër të kastit apo ishin të tjerët që, me lojën e tyre, e mbulonin dhe e fuqizonin Iglin?
Përgjatë kësaj periudhe të pushimit, përgjigjet në këto pyetje do të duhej të ishin material reflektimi, si për Iglin ashtu edhe për pjesën tjetër të ekipit, dhe mbase edhe të korrigjohen kur shfaqja të rikthehet në repertor gjatë muajit qershor. Jam shumë i bindur se publiku do të vazhdojë të vijë rrëke, jo për nudon e Iglit, por për të parë një shfaqje të bukur, që mund të bëhet edhe më e fuqishme. (A.R)”


Tags: Albatros Rexhajigli zarka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
FOTO/ Kim Kardashian sërish në rrezik, tronditet nga një incident i rëndësishëm

FOTO/ Kim Kardashian sërish në rrezik, tronditet nga një incident i rëndësishëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera