Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Deputetja e PS-së besimtare myslimane: Është ende herët për të folur për vënien e shamisë

10/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Deputetja e PS-së besimtare myslimane: Është ende herët për të folur për vënien e shamisë

Në fund të mandatit të saj të parë në Parlament, deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau, është duke kërkuar një sfidë të re pranë partisë së cilës i ka besuar për vite dhe, pse jo, edhe një mandat të ri së shpejti. Ky 4-vjeçar e ka vënë përballë shumë sfidave – më e madhja e të cilave fitimi i besimit te qytetarët e zonës së saj. Deri tani, medon se ia ka arritur, por e ardhmja vizionet i ka edhe më premtuese.





Por sot, e ftuar në studion e “Rudina”, Esmeralda ka rrëfyer për një lidhje tjetër të fuqishme, jashtë politikës. Qysh fëmijë, ajo është rritur dhe është edukuar me dashuri për besimin dhe për të gjitha fetë, por pas disa viteve studim, veten do ta gjente shumë pranë besimit mysliman dhe fesë islame. Sot, ajo është një besimtare praktikante dhe kjo është gjëja që i jep shumë qetësi shpirtërore.


Në Durrës, qytetin ku u lind e rrit, Esmeralda ndoqi studimet e mesme në Medresenë e vajzave, prej së cilës krijoi bindjen për t’iu përkushtuar besimit islam: “Unë jam një besimtare modeste, që mundohem të gjej paqen shpirtërore. Feja myslimane është diçka që më përmbush dhe më jep një qetësi të jashtëzakonshme, sepse nëse ke besim tëndin, çdo lloj besimi, ai të jep mundësi të jetosh në paqe dhe dashuri. Besoj se çdo i ri dhe çdo e re që beson në fe, është një e mirë më shumë për shoqërinë…” – tregon Esmeralda duke shtuar se besimi islam e ka bërë të jetë me këmbë në tokë, i ka falur një qetësi të jashtëzonshme: “Besimi të ndryshon edhe stilin e jetës. Cilado fe të jep një paqe dhe një dashuri më shumë ndaj njëri-tjetrit.”

Një prej xhamive në të cilat Esmeraldën mund ta shohësh shpesh, është Fatih në Durrës – vendi ku deputetja e PS-së ndihet e qetë dhe siguron paqen dhe qetësinë e munguar në çdo vend tjetër të jetës së përditshme. Gjithmonë përpiqet që të gjejë mundësi për t’u falur pesë herë në ditë, sipas obligimit të fesë islame, por edhe nëse ndonjëherë kjo është e pamundur, është një sfidë për të nesërmen – një sfidë e përhershme, rrëfen ajo.

Megjithatë, nuk është një besimtare e veshur me shami, ende jo. E pyetur për këtë nga Rudina, Esmeralda tregon se është ende në shkallën e parë të këtij besimi dhe nuk është e sigurt deri në cilën shkallë do të shkojë, por tani për tani ndihet me këmbë në tokë: “Këtë gjë nuk duhet ta dinë të gjithë, sepse është një gjë private. Është pjesë e rëndësishme dhe një obligim që duhet kryer sa herë falesh… Unë jam akoma në shkallën e parë, por jam me këmbë në tokë, nuk e di nëse do të shkoj te shkallët e tjetra, por tani jam e lumtur dhe në paqe.”

Pjesën e besimit, Esmeralda nuk e ka mbajtur vetëm për vete. Tashmë, të gjithë e dinë që ajo është praktikante, ndaj edhe sa herë i jeptet mundësia, është gjithmonë aty për të ndihmuar dhe solidarizuar të gjitha vajzat e reja dhe djemtë për të qenë të lirë të zgjedhin besimin e tyre.

Pak kohë më parë, së bashku me Adrola Dushin dhe Floriana Garon, Esmeralda postoi disa foto me shami, për të mbështetur të gjitha vajzat që mbajnë shami – duke i dërguar një mesazh shoqërisë për të mos i paragjykuar dhe për t’i pranuar. Në fund të fundit, asgjë e keqe nuk vjen nga besimi, përkundrazi. Sa më shumë njerëz të kenë besim, aq më të mëdha janë mundësitë që shoqëria jonë të jetë një shoqëri më e mirë./ Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Nora ‘kopjon’ Erën? Motrat me të njëjtin stil (FOTO)

Nora 'kopjon' Erën? Motrat me të njëjtin stil (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera