Bashkëshortja e Michael Buble, Luisana Lopilato, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për sëmundjen e rëndë të vogëlushit të saj. Noah, 3-vjeç, u diagnostikua disa muaj më parë me kancer. Pasi ndoqi kimioterapinë e djalit në SHBA, ajo është rikthyer në Argjentinë, ku ka folur për herë të parë rreth kësaj ngjarjeje. Ajo u shpreh se djali është në rrugë të mbarë për të kaluar sëmundjen. “Falë zotit djali im është mirë, por duhet të vazhdojë të bëjë teste. E kam të vështirë të flas për këtë. Na ndodhi neve. Tani e vlerësoj jetën më shumë. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë e madhe. Është mirë të dish që nuk je vetëm në këtë betejë të vështirë”-ishin këto disa nga fjalët që aktorja tha. Ata janë një familje e bashkuar. Përveç Noah, çifti ka dhe një djalë më të vogël, i cili quhet Elias./revistawho.com