Enca njihet jo vetëm për zërin dhe talentin në të kënduar, por edhe për bukurinë dhe tiparet. E duket se këto tipare i ka trashëguar nga e ëma. Në një foto të postuar në Insta Story, këngëtarja na ka prezantuar me mamin e saj dhe ngjashmëria e tyre vihet re. Sa mirë do ishte sikur Enca t’i kishte marrë edhe ngjyrën e syve mamit! Në aspektin profesional kujtojmë se këngëtarja po përgatit një këngë me Big Bang Beats, kompania muzikore që mban edhe firmën e “Bonbon” dhe shpresojmë që edhe Encës t’i sjellë po aq fat./revistawho.com