Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Juliana Pasha ka vendosur të ndryshojë pamjen. Ajo ka zgjedhur një stil flokësh tepër modern i cili i shkon shumë. Kjo nuk është hera e parë që Juliana i pret flokët shkurt, por këto kohë i ka mbetur besnike flokut të gjatë deri ditën e djeshme kur vendosi të ndryshonte pamjen. “Mezi prita sa të më zgjateshin flokët që t’i prisja sërish shkurt”, -shkruan këngëtarja në Instagram. Me këtë stil flokësh Juliana duket shumë tërheqëse dhe një hap me tendencat e modës./revistawho.com