Kejsi Tola feston sot ditëlindjen. Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka falenderuar prindërit e vetë që në këto 25 vite nuk ja kanë lëshuar kurrë dorën. Në foton e postuar nga Kejsi ajo shihet së bashku me prindërit dhe shkruan se kjo foto ka qenë më e rëndësishmja për të gjatë këtyre viteve. “Më e rëndësishmja në këto 25 vite ka qenë pikërisht kjo foto e cila dita ditës dhe vit mbas viti mund të më ketë zgjatur paksa mua mund të ketë shtuar ndoshta edhe disa thinja në flokët e tyre mund të jetë shkrepur edhe në vende të ndryshme ama një nga ato gjëra që nuk do ndryshojë është pikërisht ky shtrëngim duarsh me të cilin jam e bekuar që e kam pasur që ditën e parë të jetës. Faleminderit Ma Faleminderit Ba për çdo ditë që më keni dhuruar. Dashuri e pafund”, shkruan Kejsi./revistawho.com