Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zonja Tefta “vesh” përparësen e vjehrrës, ja kush është nusja që e njihni shumë mirë

03/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zonja Tefta “vesh” përparësen e vjehrrës, ja kush është nusja që e njihni shumë mirë

Të gjithë e njohin zonjën Tefta nga ekrani. Me programin e saj të gatimit, ҫdo mëngjes, ajo është bërë pjesë e familjes së të gjitha amvisave me recetat e larmishme.





Por sot, zonja Tefta ka hequr përparësen e kuzhinës dhe është prezantuar para publikut me një status tjetër. Kush e kishte ditur që nusja e djalit të saj është modelja e njohur Greiss Petroviҫ, themeluese e kompanisë së modelingut “Grace Models”.


Të ftuara si nuse e vjehrrë në programin “Rudina”, Greiss dhe zonja Tefta kanë foluar më shumë për marrëdhënien e tyre nuse – vjehrrë.

Përshkrimin e nis e para zonja Tefta, e cila pyetjes se si është nusja e saj, i përgjigjet: “E mrekullueshme!” Duke renditur të gjitha cilësitë e modeles, Tefta tregon se ka mbetur e mahnitur në momentin e parë që e pa. Ishte një takim rastësor takimi i parë me nusen, kujton ajo, por i paharrueshëm: “Që ditën e parë që e kam njohur, më mahniti me pamjen e saj. Ishte një takim rastësor. Unë kaloja në rrugë dhe shoh edhe këta të dy. Sigurisht, djali ma prezantoi, por për momentin ndenja si e shastisur…. Kur vjen Iliri në shtëpi dhe më pyet si m’u duk Greissi, i thashë: “Nuk kam fjalë, e ke zgjedhur si duhet…”

Më shumë se sa bukurinë e jashtme, me kalimin e kohës, Tefta tregon se ka vlerësuar shpirtin e bukur të Greissit: “Vlerësoj më shumë shpirtin e saj, është një vajzë me një shpirt të bukur, siҫ ka edhe pamjen.”

Nga ana tjetër, Greissi tregon se raporti i tyre ka qenë që në fillim i hapur dhe sekreti i marrëdhënies së tyre të mirë është komunikimi. Ajo vlerëson rolin e Teftës, por edhe të bashkëshortit të saj për të pasur një raport të shëndoshë në familjen e tyre të madhe. Qysh nga fillimi, vijon Greiss, ato të dyja kanë respektuar hapësirën e njëra-tjetrës: “Kur Iliri më tha që jetoj me nënën time, për mua nuk ishte aspak problem, përkundrazi. Unë nuk jam rritur në familjen time me frymën se vjehrra është ‘obobo’, madje është kënaqësi të jetosh me të…” – thotë Greiss duke shtuar se atë dhe Teftën e lidhin edhe shumë gjëra të përbashkëta, aq sa shpeshherë bëjnë edhe kunatën xheloze.

Nuse e vjehrrë ndajnë shumë kohë me njëra-tjtrën, sidomos pasditeve kur janë më të lira pas punëve respektive, madje shpesh bëjnë edhe pazar bashkë. Në shtëpi, natyrisht, Tefta është gjithmonë ajo që gatuan, por Greiss është natyrë tradicionale dhe plotëson të gjithë pjesën tjetër të shtëpisë: “Ajo nuk fle asnjëherë nëse nuk i vë të gjitha gjërat në vend, sado vonë të ketë shkuar…” – shton Tefta për nusen.

Greiss nuk është thjeshtë një modele e bukur që nuk prek gjë me dorë, por as Tefta një vjehrrë që të presë ҫ’di të bëjë nusja. Të dyja kanë gjetur mirëkuptim, madje pa e pasur asnjëherë nevojën që të ndërhyjë djali i shtëpisë. Jo më kot Greiss e konsideron veten me fat./ Class

Tags: greis petrovicteftazonja tefta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, një incident bashkon Kushin dhe Arnavin, ja çfarë do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", një incident bashkon Kushin dhe Arnavin, ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera