Në dashuri mosha nuk ka rëndësi. Është një shprehje që e dëgjojmë shpesh në ditët e sotme, veçanërisht kur shohim divat e skenës botërore me partnerë shumë herë më të vegjël se ato në moshë. Një zgjedhje të tillë ka bërë edhe Fjolla Morina. Këngëtarja e njohur është mama e dy vajzave, ndërsa sa i takon dashurisë, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, së fundi Fjolla u pa në krahët e një ish-futbollisti 25-vjeçar. Bukuroshja nga Kosova nisi romancën me një djalosh nga Tirana, i cili është një personazh i panjohur për publikun, por i njohur në rrethet e ‘showbiz’-it, për shkak të jetës së tij luksoze dhe makinave të shtrenjta. 25-vjeçari me emrin Geri thuhej se kishte bërë për vete këngëtaren gjatë kohës që ajo ishte në Tiranë, për të marrë pjesë në spektaklin “Dance with me”. Por tani, pas thuajse një vit bashkë, lidhja e tyre ka marrë fund. Burime të “Bluetooth” tregojnë se Fjolla është prej disa javësh single, pas ndarjes nga Geri. Fundi i dashurisë së tyre ka ardhur për shkak të konflikteve të shpeshta që vinin si pasojë e xhelozisë. “Distanca, impenjimet e Fjollës dhe udhëtimet e saj të shpeshta bëri që Geri të ishte xheloz”, tregojnë njerëz të afërt me Fjollën, ndërsa theksojnë se ajo nuk e duronte dot këtë fakt dhe vendosi t’i japë fund./gsh.al