Vetëm pak javë më parë Donjeta ishte e ftuar në emisionin e tij, po kush do e dinte që ish-banorja e “Big Brother” dhe prezantuesi i emisionit “heyWazzap”, Enur Pakashtica kanë një marrëdhënie afektive. Ka qenë Donjeta e cila ka postuar një foto së bashku me Enurin përkrah ku shkruan: “Dashuria e jetës sime”.Gjithashtu edhe Enuri në llogarinë e tij në Instagram ka postuar të njëjtën foto. Nuk dihet nëse të dy njiheshin më përpara apo filluan të shoqëroheshin pas daljes së Donjetës në emisionin “hejWazzup”. Megjithatë fjalia e shkruar përkrah fotos nga Donjeta lë të kuptohet se ata kanë më shumë se thjesht shoqëri.