Një nga banorët më në zë të edicionit të 9 të Big Brother është padyshim dhe Ervini. Ai u bë mjaft i njohur për shkak të debateve të zjarrta në shtëpi dhe lidhjes me Sidritën. Por duket se Ervini nuk ka qëndruar duarkryq pas daljes nga Big Brother. Një foto e publikuar nga Xing.al tregon se ai i është bashkuar Partisë Socialiste. Mesa duket Ervini dëshiron të përfshihet seriozisht në rrugën e politikës.