Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht! 09/02/2026
Ermal Mamaqi: Humori im lindi për të sjellë paqe në familje! 08/02/2026
“Tani që je burrë i martuar”, Kiara i paska dhënë vetëm një këshillë Luizit! 08/02/2026
Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare! 08/02/2026
”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen… 07/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Foto nudo e mbuluar me baltë, modelja shqiptare: Një histori e trishtë fshihet pas tyre

12/05/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Foto nudo e mbuluar me baltë, modelja shqiptare: Një histori e trishtë fshihet pas tyre

“Shapes of a loving heart” është editoriali i veçantë i fotografit Renuar Locaj që së fundmi është botuar si material ekskluziv në revistën amerikane “Ellements”. Dania Bazaiti është vajza brune që shfaqet topless, apo e lyer me baltë në setin që ka ngritur temperaturat këto ditë në rrjetet sociale, duke u bërë hit në internet.





Modelja që ka pozuar më parë për marka të njohura, rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama” se ideja e setit nuk është aspak te nuditeti, pasi e gjitha është një histori e trishtë për t’u rrëfyer.

re4


Dimë që eksperiencat e tua në modë kanë arritur kulmin në Milano, ku ke punuar për shumë firma të njohura, si Prada, Versace apo Sisley. Çfarë të ka lënë shije të mirë dhe të keqe nga ato eksperienca?

Po, e vërtetë. Atje kam punuar me firma prestigjioze. Shije të mirë më ka lënë profesionalizmi dhe korrektësia. Shije të keqe nuk më ka lënë gjë, e vetmja vështirë- si është konkurrenca shumë e madhe.

Cili është pikësynimi yt i radhës, vendi që po planifikon ta shkelësh si modele?

Në Londër nuk kam shkuar akoma dhe nuk e kam provuar ende si treg, por ai është pikësynimi i radhës.

Të kemi parë këto ditë në një set fotosh të guximshme topless, të realizuara nga fotografi i njohur Renuar Locaj. Si ishte historia e këtyre dhe qëllimi i realizimit të këtyre fotove?

Nuk besoj se seti fsheh ndonjë guxim të madh, të them të drejtën, sepse ajo është puna ime dhe shumë modele të njohura dhe të panjohura në botë, realizojnë sete fotografike topless. Gjithsesi, ideja e setit nuk është aspak te nuditeti, por është e gjitha një histori. Se si një njeri i zhytur në “baltë” kapërcen çdo gjë dhe rilind si një person më i fortë se më parë, duke kaluar vështirësitë. Seti m’u propozua nga Renuar Locaj në dhjetor dhe më pëlqeu shumë si koncept, dhe seti e videoja e realizuar nga ideografi Blerti Talelli.re3

E mendove dy herë këtë zhveshje artistike, dhe çfarë komentesh more?

Jo, nuk e mendova dy herë. Seti u prit shumë mirë dhe komentet shumë pozitive.

Je e dashuruar dhe është e vështirë të mbash një lidhje stabël kur je një modele në karrierë dhe që puna të kërkon të jesh gjithmonë në lëvizje? 

Jo, nuk jam e dashuruar. Distanca është problem, sidomos udhëtimet e paplanifikuara. Por nuk është e pamundur. Në qoftë se ke personin e duhur në krah që e kupton profesionin tënd dhe ka besim, gjithçka është OK.

Cilat janë sakrificat e tua si një modele që synon botën? Pesha jote aktuale dhe çfarë bën për ruajtjen e trupit në formë?

Unë të vetmet gjëra që kam sakrifikuar janë fastfood-et dhe pijet e gazuara. Mundohem të ha sa më shëndetshëm dhe ta alternoj me aktivitet fizik. Pesha aktuale është 52 kg. Përpiqem të ushqehem shëndetshëm dhe të bëj aktivitet fizik.

Thuhet se një trupi vërtet të bukur i shkojnë veshjet sportive e klasike, por edhe zhveshja? Ti ndihesh komode gjithmonë?

Po, një trupi të bukur i shkojnë edhe veshjet sportive dhe ato klasike.

re2

Në përgjithësi ndihesh e lirë në ushtrimin e profesionit tënd, deri ku mund të shkosh me pozat e tua?

Po ndihem e lirë në profesionin tim. Pozat e mia mund të shkojnë në çdo gjë që është brenda kornizës së artistikes dhe jo vulgaritetit.

Deri ku shkojnë ambiciet e tua në fushën e modës, dhe modeli që ke idhull?

Synimi im është normalisht “Fashion week” në katër qytetet kryesore të modës, NY, Londër, Milano, Paris dhe revistat me emër si: Vogue, GQ, Elle, etj. Modelja e huaj që më pëlqen është Adriana Lima, kurse shqiptare Emina Cunmulaj.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
FOTOT/ Bukra e “Portokalli”-së, si ka ndryshuar pas ndërhyrjes

FOTOT/ Bukra e “Portokalli"-së, si ka ndryshuar pas ndërhyrjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera