Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sheila Haxhiraj ka një lutje publike për pikën e saj më të dobët

16/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sheila Haxhiraj ka një lutje publike për pikën e saj më të dobët

Ka vetëm pak ditë që ka publikuar klipin e saj të ri dhe fansat mezi e kanë pritur. Fituesja e X Factor 1, Sheila Haxhiraj, këtë herë ka vendosur të eksperimentojë në një rrymë të re muzikore dhe është e kqnaqur. “Dashnia”, kënga me ritme ballkanase ka qenë surprizë edhe për publikun e saj, por ka rezultuar e suksesshme.





E ftuar këtë pasdite në “Rudina” për të promovuar klipin dhe këngën e re, Sheila ka treguar më shumë detaje për pasionin e saj të madh, por edhe disa sekrete të jetës personale.

Aktualisht, Sheila studion për drejtësi dhe mendon se, në një të ardhme, do ta ushtrojë profesionin e juristes, por për momentin, kur ka kuptuar se pasioni për këngën dhe aktrimin po i kthehet në profesion, e ka lënë pak pas dore.


Prej disa vitesh në muzikë tashmë, për Sheilën, kjo rrugë nuk ka qenë e thjeshtë, megjithatë ka pasur gjithmonë pas nënën e saj, krah i siugurt, shoqe, menaxhere – pika e dobët: “Mami është pika ime e dobët, ka qenë pjesë gjatë gjithë rrugëtimit tim, si në muzikë, si në film, në ҫdo hap që kam hedhur. Ajo ka qenë gjithmonë pranë meje….” – thotë Sheila për mami Dianën.

Megjithëse shoqe shumë të mira, Sheila dhe Diana kanë një pikë në të cilën nuk merren vesh kurrë me njëra-tjetrën – telefonin. Me humor, Sheila tregon se e ëma (cila nënë nuk e bën?) e bezdis shumë duke e marrë në telefon: “Ajo është autoritare dhe përpiqet të vërë rregullat e saj. Qysh e vogël, mbaj mend që më merrte me zor në orarin e drekës kur unë doja të luaja jashtë, por edhe sot që postoj foto në publik, është gjithmonë kritike, në mënyrë që të dukem sa më mirë…. “

Ҫdo gjë mund t’ia durojë së ëmës, por kur vjen puna te telefoni, është e pashmangshme. Gjatë një inserti të përgatitur për “Rudina”, Sheila i bëri së ëmës një lutje publike: “Po ta kërkoj publikisht, të lutem mos më bezdis më me telefonin që i bie tri herë në minutë. Dhe nëse unë nuk ta hap, ti më dërgon mesazh “ku je?” Dhe pas disa sekondave, i bie sërish…”

Edhe vetë mami Diana e pranon që, ndonjëherë është më kërkuese se ҫ’duhet ndaj së bijës dhe e di që kjo gjë e bezdis Sheilën, por të gjithë e dinë se është e zakontë e nënave, e të gjitha nënave…

Sado u përpoq t’ia premotnte së bijës se do të jetë më e kujdesshme, mami Diana, por edhe vetë Sheila e dinë që herën tjetër do të jetë sërish e njëjta gjë./ Class

Tags: sheila haxhiraj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Mungoi 13 vite nga muzika, Crazy Girl: Kam vendosur të rikthehem me G Banin, por ndryshe…

Mungoi 13 vite nga muzika, Crazy Girl: Kam vendosur të rikthehem me G Banin, por ndryshe…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera