Gjatë kohës që qëndruan në ‘Big Brother’, por edhe tani që janë jashtë, Xheni dhe Benard janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Fansat janë shumë kuriozë për lidhjen e tyre, duke dashur t’i shohin gjithmonë bashkë. E duket se në fakt kështu po ndodh. Xheni dhe Benards e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një statd tjetër. Çifti ka filluar bashkëjetesën. Të paktën kështu lënë të kuptohet fotot që ka postuar Xheni nga shtëpia dhe Benardin duke bërë pazarin.