Arnav dhe Kushi kthehen për në Deli. Arnav duket i penduar. Babai i Kushit çohet në spital. Pajal telefonon në shtëpinë Raizada për t’i thënë Kushit. Telefonin e kap Anxhali dhe Pajal i tregon çfarë ka ndodhur. Anxhali qetëson Pajalin dhe i thotë se Kushi dhe Arnav po vijnë. Gjatë rrugës Kushi flet shumë por Arnav nuk i bërtet. Kushi habitet nga kjo gjë dhe ja thotë Arnavit. Arnav i bërtet dhe i thotë të zbresë nga makina. Ai i jep disa para Kushit dhe e lë në mes të rrugës. Akash shkon në spital. Pajal i thotë ta lërë rehat. Kushi kthehet në shtëpi me taksi. Ajo merr vesh për babain dhe shkon në spital. Sham fik pajisjen që furnizon me oksigjen babain e Kushit. Doktori me Kushin hyjnë në dhomë dhe doktori pyet Shamin pse ndodhet aty. Doktori ja heq pajisjen e oksigjenit babait të Kushit dhe thotë se ai mund të marrë frymë lirshëm tani. Babai i Kushit do që t’i thotë diçka asaj por Sham i thotë Kushit mos ta lodhë. Doktori i thotë Kushit se babai i saj nuk mund të flasë pasi është i paralizuar. Kushi qan. Anxhali i thotë Arnavit se babai i Kushit ka pësuar atak në zemër dhe ndodhet në spital. Arnav shqetësohet dhe kujton momentin që e la Kushin në mes të rrugës. Anxhali dhe Akash shkojnë në spital dhe takohen me familjen e Kushit. Arnav shkon atje gjithashtu dhe Kushi kur e sheh vrapon dhe e përqafon shkruan revistawho. Ajo është e mërzitur dhe i thotë Arnavit se nuk mund të durojë ta humbasë përsëri një baba. Kushi qan në krahët e Arnav./revistawho.com