Johnny Depp i është sugjeruar të shesë disa prej pronave të tij në mënyrë që të dalë nga gjendja e keqe financiare në të cilën ndodhet. Pavarësisht situatës së keqe, aktori hollivudian refuzon të shesë avionin e tij privat pasi sipas tij, fluturimet komerciale do të ishin një tmerr i vërtetë për të. Aktori 53-vjeçar është i përfshirë në një betejë ligjore me ish-kompaninë e cila e menaxhonte, të cilën e paditi për mosmenaxhim të mirë të pasurisë së tij, ndërsa nga ana tjetër kompania insiston se shkaku i problemeve financiare është vetë aktori.