Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Dilara blen beben që Xhansu dëshironte, Denis s’e pranon dhe ikën nga shtëpia

24/06/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Dilara blen beben që Xhansu dëshironte, Denis s’e pranon dhe ikën nga shtëpia

Keriman kupton se Engin dhe Haxher kanë lënë takim me njëri-tjetrin në kinema. Rahmi dhe Ozkan nisen në kërkim të Halilit dhe mësojnë se ai ka vdekur i vrarë nga dy femra. Ata dyshojnë se vrasëset janë Xhandan dhe Asuman. Xhihan organizon një darkë me të gjithë familjen, me qëllim që të ulë në një tryezë Harunin dhe Ozanin. Ozan nuk reagon mirë kur shikon Harunin. Xhihan i tregon familjes se ka shuar armiqësinë me Harunin. Xhihan i lutet Ozanit të bëjë të njëjtën gjë për hatër të Allazit. Ozan lë darkën përgjysmë. Harun i kërkon falje vajzave për sjelljen e tij të mëparshme. Ozan është i bindur se Harun ka një plan kundër familjes së tij, shkruan “revistawho.com”. Hazall injoron Mithatin. Mithat vetëofrohet për të hequr dorë nga puna por Hazall nuk e lejon. Ozan i kërkon ndihmë Mithatit për të përgjuar telefonin e Harunit. Rahmi shikon Xhandanin që ka nisur punë si avokate. Xhansu shkon të takojë Emrenë por nuk ia hapin derën. Rahmi ndjek pas Xhandanin dhe shikon Asunë me Ekremin, por nuk mëson gjë prej tij. Denis qorton Xhansunë. Xhansu dhe Denis zihen dhe ajo e përzë nga shtëpia.
Denis largohet dhe Xhansu pendohet menjëherë. Dilara mbështet Xhansunë. Denis i shpreh Xhihanit pakënaqësitë ndaj Xhansusë. Xhansu nuk pranon të shprehet me Xhihanin. Xhihan preket dhe Dilara e mbështet. Asuman i tregon Xhandanit se do të hapë çështjen gjyqësore kundër Dilarës vetëm që t’i ulë asaj krenarinë. Demir përgjon bisedën e tyre. Xhansu nuk flet me askënd dhe bie në depresion. Dilara trembet. Ajo shkon në familjen e Emresë dhe iu ofron atyre para në këmbim të fëmijës.
Familja shtiret si e ofenduar në fillim por më pas kërkon një shumë edhe më të madhe parash. Xhihan insiton që Ozan të falë Harunin por ai nuk bindet. Keriman i shkon në shtëpi Xhansusë. Dilara i dërgon Emrenë Xhansusë në shtëpi. Xhihan merr në telefon Xhansunë dhe dëgjon një zë fëmije. Xhansu ia mban të fshehtë të vërtetën. Ozkan blen ushqime pasi ka ftuar Hazallin për darkë. Hazall i blen rroba Ozkanit. Dilara ka dyshime se Keriman do t’u tregojë të vërtetën të gjithëve. Keriman nuk shkon në darkan e Ozkanit dhe Hazallit pasi kujdeset për Xhansunë. Hazall shkon në shtëpinë e saj të vjetër dhe kujton Gylserenin. Ozkan i kërkon falje Hazallit që e ka braktisur. Hazall e fal por nuk e quan baba. Ozan i mban qëndrim Xhihanit dhe nuk bën siç duhet punën në kompani. Harun dhe Dilara zihen në telefon dhe Ozani i përgjon. Denis i tregon Mithatit se qëndron në punë pasi nuk ka dëshirë të shkojë në shtëpi. Mithat i tregon Denisit se tradhëtia që i ka bërë Hazallit ka qenë vetëm për një natë, me ish-të dashurën e tij. Hazall gatuan për të dhe Ozkanin. Denis shkon në shtëpi me lule për Xhansunë por tronditet kur shikon Emrenë. Keriman i tregon Ozkanit dhe Hazallit se Dilara ka marrë Emrenë për Xhansunë. Hazall shkon menjëherë në shtëpinë e Xhansusë.
Denis nuk pranon të mbajë fëmijën dhe Xhansu e përzë sërish nga shtëpia./ revistawho.com






Tags: Fate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
NESER ZGJEDHJET/ Ja kush është personi i parë që voton në Republikën e Shqipërisë

NESER ZGJEDHJET/ Ja kush është personi i parë që voton në Republikën e Shqipërisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera