Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të përdorni vezën në trajtimet e bukurisë, recetat që zëvendosjnë kremrat e shtrenjtë

28/06/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të përdorni vezën në trajtimet e bukurisë, recetat që zëvendosjnë kremrat e shtrenjtë

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie për fytyrën dhe flokët etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj, veza është aleati i shëndetit të mirë dhe bukurisë, të cilën duhet ta përdorni gjithmonë. Me siguri shumë prej jush i kane ende të shenjuara në kujtesë imazhet e gjysheve dhe mamave me vezë në fytyrë dhe flokë, prandaj Living i risjell ato edhe një herë për ju.





1.Tonik për fytyrën: Të lodhura nga një ditë stresuese në punë ose në familje ? Fytyra është e para që do ta ndjejë këtë gjë prandaj jepini një pamje freskuese duke zëvendësuar tonikun e zakonshëm me albuminë, të bardhën e vezës. Ajo përmban përbërës me veti antiinflamatore që pastrojnë papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga poret e fytyrës. Rrihni dy të bardha veze dhe vendosini në fytyrë për 20 minuta, duke eveituar kontakin me sytë. Do të ndjeni një efekt shtrëngues, por do të mësoheni me të. Lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe aplikoni krem hidratues.

2.Eleminon qeskat e fryra të syve: Inflamacioni poshtë syve, i cili duket sikur formon disa qeskëza në ngjyrë mishi, bën që fytyra juaj të duket më opake, e plakur dhe e sëmurë. Living ju propozon një recetë shumë interesante për të reduktuar këtë problem. Me ndihmën e një topi pambuku ose peneli që përdorni për të lyer sytë, lyeni zonat e inflamuara me të bardhë veze dhe lërini të pëthithet natyralisht nga fytyra për 10 minuta. Në fund lani pjesën poshtë syrit me lëvizje rrethore të buta, duke qenë se bëhet fjalë për një zonë shumë delikate. Aplikoni këtë maskë çdo ditë dhe rezultatet do të flasin në favorin tuaj.


3.Maskë për lëkurën e yndyrshme: Femrat që kanë fytyrë të yndyrshme e dinë shumë mirë se sa i vështirë dhe i kushtueshëm është trajtimi i saj , duke përfshirë këtu kremrat, locionet larëse, maksat e përjavshme etj. Living ju propozon një recet shumë interesante që do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll rritjen natyrale të sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës. Në një enë shtoni tri të verdha veze dhe 3 lugë çaji miell tërshëre dhe kalojini në frulatore për disa minuta. Pasi dy përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin, duke formuar një masë kremoze aplikojeni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni në fytyrë për 30 minuta. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët dhe masazhojeni me pak vaj kokosi ose bajamesh./Living

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Mbrëmjet e Rita Orës në Londër, fustani ia nxjerr në pah të gjitha

Mbrëmjet e Rita Orës në Londër, fustani ia nxjerr në pah të gjitha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera