Sot, më datë 29 qershor ora 21:00 mbahet evenimenti i shumëpritur “Miss Universe Albania 2017” që do të trasmetohet “LIVE” në “Vizion Plus HD”. Ky organizim madhështor do të mirëpresë për herë të parë në Shqipëri, DDY Nunes. Ai është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës rumune, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar me projektin “Pumpin” bashkëpunim me Lucky Man Project. Gjithashtu numërohen disa bashkëpunime të tjera që i sollën një hyrje më se të merituar në botën e muzikës. Nuk mund të mungonin si të ftuar një sërë emrash të këngëtarëve të tjerë shqiptare që do të vijnë për të performuar në çka do të quhet “nata e më së bukurës”. Noizy, kohët e fundit po shijon suksesin me hapa galopantë pas çmimit të dhënë nga Youtube për numrin më të madh të klikimeve të arritura. Dhe ai vjen si supriza e kësaj mbrëmjeje për të performuar disa nga hitet e tij më në zë: “Midis Tirone”, “Bow Down” etj.
Arinda Gjoni, pjesëmarrëse në programin “Dance with me” u bë e njohur në sytë e publikut pas publikimit të këngës së saj “Krejt t’mirën po dokan”. Vokali potent ndërthurur me stilin unik, sjellin Arindën në skenën e Pallatit të Kongreseve për të “elektrizuar” atmosferën. Manjola Nallbani dhe Marsela Cibukaj rikthehen pas një pauze të gjatë në tregun muzikor. Edhe pse janë aktive duke performuar në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, prej disa kohësh ato nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri. Dhe për ta përmbyllur vijojmë me Alban Ramosaj. Ai vjen nga një familje artistësh, por me të u njohëm pas këngës “Çkemi”. Këngëtari simpatik vjen në mbrëmjen e sotme, si një nga artistët më të rinj në treg që po hedh dalëngadalë hapat në botën e muzikës.
Teksa kurioziteti shtohet, le të njihemi dhe me anëtarët e jurisë, emra të njohur të artit, sportit dhe botës së televizionit. Izmir Ismailaj është një nga atletët e kërcimit së gjati dhe trehapësh i cili finalizoi të gjithë mundin dhe përpjekjet e vazhdueshme e tij me një medalje të artë në Beograd, Serbi. Nuk mund të mungonte dhe Armina Mevlani, blogerja simpatike që prej disa kohësh ka hapur “Delirium shop” ku mund të gjeni tendecat më të fundit të modës. Nëse ekziston një femër e cila është sinonim i përkryer i linjave trupore perfekte ajo është Klodiana Shala. Mbi vete mban disa tituj si rekordmene absolute, gjë që e ka frymëzuar të angazhohet në hapjen e një palestre në ambjentet e kryeqytetit. Bota e televizionit përfaqësohet më së miri këtë vit me Ledjo Musabelliu dhe Jerina Lalaj, dy personazhe që mbajnë poste drejtuese në sektore kyç të botës së televizionit dhe medias. Missi Agnesa Vuthaj dhe stilisti i famshëm Santo Barilla përmbyllin këtë listë, që pritet të kurorëzojnë më të bukurën e më të bukurës në mbrëmjen e sotme. Nata pritet të jetë plot supriza, ku stafi organizues ka punuar për ditë me rradhë që gjithçka të jetë në perfeksion deri në detajet më të vogla. Jeni gati të njiheni me vajzën që do rrëmbejë kurorën e natës së sotme? Atëherë në orën 21:00 qëndroni para ekranit me prezantimin e Florian Agalliut dhe Zhaneta Byberit që të njiheni me përfaqësuesen dinjitoze që do të jetë “Miss Universe Albania 2017”./ revistawho.com