Legjenda e futbollit, Diego Maradona është akuzuar për abuzim seksual ndaj një gazetareje. Sipas “Besoccer”, Ekateriana Nadolskaya pretendon që futbollisti ka tentuar ta ngacmojë atë seksualisht, fill pas intervistës që ai dha për Kupën e Konfederatave. Gjykata po shqyrton provat dhe deri në një lajmërim të dytë nuk dihet akoma vërtetësia e lajmit. Burimet thonë që gazetarja ruse është parë të largohet nga hoteli në shoqërinë e forcave policore. Pritet vendimi i gjykatës për t’i dhënë fund dyshimeve nëse Maradona është apo jo fajtor.