“Dashuria të bën gjëmën” thonë. Belen Rodriguez, showgirl-i nga Argjentina prej disa muajsh është në një marrëdhënie me pilotin Andrea Lannone. Ai ka grumbulluar vetëm 28 pikë këtë sezon, rezultat që ka ngjallur komente negative nga fansat e tij. Andrea mendon që problemi qëndron te motori i ri “Suzuki” por tifozët mendojnë ndryshe. Belen e ka fajin! Duke njohur natyrën agresive që piloti ka, i vetmi shpërqëndrim që mund të çojë në rezultate të tilla është pikërisht ajo. “Nëse frenoj fort, rrezikoj të rrëzohem”- thotë ai. Pavarësisht këtij “justifikimi” , ata thjesht i kanë kërkuar që të përqëndrohet më shumë te loja. Eh moj Belen, çfarë i ke bërë djalit!