Një nga historitë e dashurisë më të komentuara ka qenë ajo e Madonnës dhe legjendës 2Pac. Ata kanë pasur një marrëdhënie të fshehtë më 1993, më pas u ndanë krejt papritur. Por mbas 24 vitesh u zbulua një letër që reperi i njohur i kishte shkruar në burg të dashurës së tij. Letra mban datën 15 janar 1995 dhe përmban shënime dashurie, ndër të tjera arsyen pse lidhja e tij me Madonnën mori fund. Arsyeja do të thoni ju? Sepse ajo ishte e bardhë! Ngjyra e lëkurës për 2Pac ka qenë një pikë kyçe që vlerësonte karakterin e personit dhe përshtypjen që ai linte te të tjerët. Më tej në letër thuhet: “Për ty nëse shihesh me një mashkull me ngjyrë nuk do të rrezikonte karrierën, por do të dukeshe më e hapur. Por për mua, të paktën për imazhin tim do të zhgënjeja gjysmën e personave që më bënë ky që jam”. Letra do të hidhet në ankand me vlerë prej 100 mijë dollarësh.