Mesila Doda, deputetja e Partisë Demokratike ka postuar mbrëmjen e sotme një foto të cilën e shoqëron me diçiturën: “Kur rritet çuni, e të fton për darkë…Me Jon Demi…” Joni është kopja e të atit, të njëjtat tipare saqë vështirë të bëhet dallimi mes tyre. Nuk dihet nëse do të angazhohet në politikë duke ndjekur hapat e nënës së tij apo në rrugën e gazetarisë. Dimë vetëm të themi që ky moment kaq i bukur familjar e ka gëzuar pa masë mami Mesilën saqë nuk ka ngurruar ta ndajë me publikun.