Xhensila Myrtezaj, këngëtarja simpatike e skenës shqiptare sapo është kthyer nga pushimet në brigjet e Meksikës ku gjendej në shoqërinë e të fejuarit të saj, Bes Kallaku. Dhe menjëherë kanë filluar me përgatitjet e dasmës. Ajo e ka shprehur dhe herë të tjera që fustani do dizenjohet nga stilisti Valdrin Sahiti. Xhensila ka postuar disa video ku gjendet në atelinë e tij duke parë disa fustane, por duket se njëri i ka pëlqyer në veçanti. Cila do të jetë zgjedhja e saj? Këtë do ta marrim vesh së shpejti!