Miss Afrika e Jugut u akuzua për rracizëm pasi veshi doreza kur po takonte disa fëmijë të sëmurë me SIDA gjatë vizitës së saj në Johanessburg. Polemikat vërshuan në rrjetet sociale ku akuzuan modelen për sjellje të pahijshme dhe diferencizëm. Por Demi me anë të një postimi në “Twitter” sqaroi të vertetën ku tha që i kishte përdorur dorezat për arsye higjenike gjatë shpërndarjes së ushqimit. “Për të gjithë ata që pyetën për dorezat, shpresoj shumë që të dëgjoni zemrën time sepse ka qenë një gjest i dalë nga aty. E rëndësishme është që 300 fëmijë morën një vakt dreke të shijshëm, me ose pa doreza”- thotë ajo. Eh, njerëzit gjithmonë flasin pa u menduar!