Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë vazhdon të mbetet një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në fushën e lojës por dhe jashtë saj. Pas lindjes së Bojken-it, jeta për të ka marrë një kthesë ndryshe. Tani është një baba i përkushtuar dhe pothuajse e gjithë dita e tij i dedikohet djalit. Para disa minutash Lorik-u postoi një foto të shkëputur nga pushimet që po kalon në Sardenja të Italisë, ku gjendej i ulur pranë bregut të detit së bashku me të birin. Një nga ato fotografi ku reflektohet një marrëdhenie e bukur prindërore dhe vlen të theksohet që Bojkeni i vogël është një kopje në miniaturë e të atit. /revistawho.com