Daniel dhe Fotini ishin çifti fitues i këtij edicioni të “Big Brother 9”. Mirëpo ndryshe nga banorët e tjerë ata kanë zgjedhur të mos jenë shumë aktiv në rrjetet sociale por të kenë privatësinë e tyre. Para disa ditësh u shfaqën të lumtur duke festuar në shoqërinë e miqve pranë Liqenit të Farkës. Por një foto e postuar ditën e sotme, risjell dhe një herë çiftin në qendër të vëmendjes. Danjel dhe Fotini kanë qenë pjesë e një eventi kulturor, ku duken më në formë se kurrë. Fotoja shoqërohet me mbishkrimin: “Unë i dua filmat” dhe në ketë rast ata duken vërtet si një çift kopertinash.